Departamenti për Çështje Rajonale

Departamenti për Çështje Rajonale

Drepartamenti për Çështjen Rajonale është përgjegjëse për zhvillimin dhe bashkërendimin e politikave në raport me shtetet rajonale, si dhe bashkëpunon me organizata me karakter rajonal. Kjo Zyrë drafton raporte për vende rajonale dhe organizatat rajonale, në bashkërendim të plotë me zyrat e tjera, varësisht nga kompetencat e tyre të caktuara, në përputhje me Ligjin mbi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe udhëzimet tjera të nxjerra për këtë Ministri.

Zyra për Çështje Rajonale bashkërendon politikat e Ministrisë se Punëve te Jashtme karshi vendeve të tjera rajonale dhe në organizatat rajonale ndërqeveritare.

Objektivat e Departamentit për Çështje Rajonale

Forcimi i Bashkëpunimit Rajonal;
Hartimi i Politikave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata lidhur me zhvillimet në Rajon;
Promovimi i fqinjësisë së mirë, vlerave demokratike dhe stabilitetit;
Ndihma drejt konsolidimit të mëtejmë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i misioneve diplomatike dhe konsullore;
Ngritja e kapaciteteve të DQR-së.

Struktura

Bazuar në Udhëzimin Administrativ 06/2009.

1. Departamenti për Çështje Rajonale udhëhiqet nga Drejtori/ja i/e Departamenti, i cili i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt Drejtorit/es te Përgjithshëm/e.

2. Departamenti për Çështje Rajonale përbëhet nga:
2.1. Divizioni për Marrëdhënie Dypalëshe me Fqinjët e Parë; dhe
2.2. Divizioni për Marrëdhënie Dypalëshe me Shtetet e tjera të Rajonit dhe Nisma Rajonale.

3. Departamenti për Çështje Rajonale është përgjegjës për krijimin e besimit dhe sigurimin e
përkrahjes së shteteve të rajonit, duke zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe me shtetet rajonale
(Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Slloveninë, Greqinë, Turqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë). Departamenti mban kontakte me ambasadat e këtyre shteteve.

4. Departamenti për Çështje Rajonale përcjell anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në
organizatat dhe nismat rajonale.

5. Divizioni për Marrëdhënie Dypalëshe me Fqinjët e Parë
5.1. Detyra e divizionit është të orientojë politikat dhe të hartojë strategjitë përkatëse me
shtetet që janë fqinjë të parë të Kosovës si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
5.2. Përgjegjësitë:
5.2.1. Harton politikat për pozicionin e Kosovës karshi këtyre shteteve;
5.2.2. Harton analiza të ndryshme që lidhen me raportet dypalëshe;
5.2.3. Mban kontakte me përfaqësuesit e këtyre shteteve që janë të pranishëm në
Prishtinë;
5.2.4. Përcjell zhvillimet në këto shtete;
5.2.5. Bashkëpunon me Ministritë e linjës në lidhje me interesin e tyre për bashkëpunim
me këto shtete.

6. Divizioni për Marrëdhënie Dypalëshe me Shtetet e tjera të Rajonit dhe Nisma Rajonale
6.1. Detyra e divizionit është të orientojë politikat dhe të hartojë strategjitë përkatëse me
shtetet që janë në rajonin tonë si: Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Greqia, Bullgaria,
Rumani dhe Turqia, si dhe të përcjell zhvillimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata
rajonale.
6.2. Përgjegjësitë:
6.2.1. Mban kontakte me përfaqësuesit e këtyre shteteve që janë të pranishëm në Prishtinë;
6.2.2. Përcjell zhvillimet në këto shtete;
6.2.3. Harton analiza të ndryshme që lidhen me raportet dypalëshe;
6.2.4. Bashkëpunon me Ministritë e linjës lidhur me interesin e tyre për bashkëpunim
me këto shtete.
6.2.5. Bashkëpunon me Zyrën e Kryeministrit dhe Ministritë e linjës në lidhje me
anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata rajonale.

  • Bashkërendon politikat të MPJ-së në raport me shtetet e rajonit, në përputhje me Programin e Qeverisë.
  • Bashkërendon politikat të MPJ-së, ministritë dhe agjencitë tjera relevante, në lidhje me çështjet rajonale.
  • Përkrah zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe e shumëpalëshe me shtetet e rajonit.
  • Të ndihmojë në çdo diskutim të drejtpërdrejt me Serbinë për personat e zhdukur dhe ndërlidhjen me PCN rreth kontakteve me Serbinë;
  • Nxitja e anëtarësimit të Kosovës në iniciativa rajonale;
  • Ofroj ide për nisma të reja regjionale;
  • Bën kontakte dhe nderon informata me strukturat udhëheqëse në fushat e iniciativave rajonale;
  • Përgatis informata për realizimin e projekteve të lamive të ndryshme në fushat e iniciativave rajonale për Qeverinë dhe ministritë;
  • Sipas nevojës bashkëpunon dhe bashkërendon me ministritë e tjera, në mbarëvajtjen e organizimeve rajonale;



    Sylë Ukshini
    Drejtor
    Departamenti pë Çështje Regjionale
    e-Mail: syle.ukshini@ks-gov.net
    Mob: +77-44 655 280
    +381-38 20011 022 (Zyrë)

Stay Connected with MFA

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë

Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën

17.05.2013

Talin, 17 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin të Punëve të Jashtme të...më shumë