Drejtoria e Përgjithshme
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme udhëheq dhe bashkërendon detyrat dhe punët me Departamentin për BE, NATO dhe çështje të sigurisë, me Departamentin për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar, Departamentin për Marrëdhënie Dypalëshe dhe Organizata Ndërkombëtare si dhe Departamentin për Çështje Rajonale.
Drejtori i Përgjithshëm sipas kërkesës lehtëson komunikimin ndërmjet ambasadave dhe misioneve të MPJ-së, me Ministrinë dhe Ministrin.
- Propozon këshilla nga lëmi i katër departamenteve nën mbikëqyrje.
- Vepron në bashkëpunim ne këshilltarët politik, duke u akorduar gjithmonë me Sekretarin e Përhershëm, rreth politikave kryesore për Ministrin/en dhe Zëvendësministrin/en.
- Mbikëqyrë me inputin e tij menaxhimin ditor të tërë departamenteve të politikave dhe për të siguruar që çështjet kryesore të jenë të prioritizuara në mënyrë të rregullt, vlerësuar dhe ti nënshtrohet veprimit të shpejtë.
- Siguron që ministria të pranojë dhe analizojë informatat më të mira në dispozicion rreth politikave të jashtme dhe qëllimeve të partnerëve dhe protagonistëve kryesorë të Kosovës.
- Krijon marrëdhënie me përfaqësuesit e qeverive të huaja në Kosovë dhe jashtë vendit si dhe me organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të.
- Përfaqëson Kosovën, siç kërkohet, në takimet ndërkombëtare;
- Përgatit planet rezervë për një numër të madhe të çështjeve.
Mag. (MA). Sami Ukelli,
Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Tel: +381 38 20011023
Email: sami.ukelli@rks-gov.net




Stay Connected with MFA