Legalizime
Legalizimi i dokumentave publike të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës mund të bëhet vetëm në Kosovë bazuar në sistemin zinxhir të legalizimit të dokumentave.
Për përdorimin e dokumentave publike të Kosovës në shtetet e tjera, shtetasit e Kosovës duhet të bëjnë:
- vërtetimin në institucionin përgjegjës për lëshimin e tyre,
- legalizimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe
- legalizimin në institucionin përgjegjës të vendit në të cilin dokumentacioni do të përdoret. (Aktualisht legalizim të dokumenteve publike të Kosovës kërkojnë: Austria, Franca , Zvicra (vetëm dokumentet e institucioneve arsimore), Portugalia, Belgjika, Bullgaria, Holanda, Hungaria, Turqi, Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Italia (Vetëm dokumentet e Gjykatave dhe aktet noteriale), Maqedoni (Vetëm diplomat edhe dëftesat e shkollave)).
Legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, bëhet për të gjitha dokumentat publike të cilat paraprakisht i janë nënshtruar vërtetimit në organet përgjegjëse. Lista e dokumenteve që legalizohen aktualisht
nga DÇK/MPJ:
- Çertifikata të gjendjes civile (të verifikuara paraprakisht në ARC/MPB)
- Vendim i lirimit nga shtetësia /fitim shtetësisë
- Diploma, certifikata dhe dëftesa, pasqyrë notash, vërtetime të institucioneve edukative (të verifikuara në MASHT)
- Dokumente gjyqësore (të verifikuara në Gjykatën Themelore)
- Vërtetime mbi të kaluarën kriminale (vërtetohen paraprakisht në PK)
- Akte noteriale
- Dokumente të përkthyera (nga përkthyesi gjyqësor)
Organi përgjegjës për legalizim
Departamenti për Çështje Konsullore
Rruga "Luan Haradinaj", Prishtinë 10000, RKS
Tel: +381 38 200 11 037
Orari
Legalizimi i dokumentave mund të bëhet çdo ditë të rregullt pune sipas orarit të poshtëshënuar. Ju kujtojmë se periudha për legalizimin e dokumentave mund të ndryshojë në varësi të fluksit të dokumentave të paraqitura në Departamentin për Çështje Konsullore. Periudha e legalizimit mund të zgjasë më së shumti 3 (tre) ditë pune.
Dorëzimi i dokumentave për legalizim mund të bëhet:
paradite nga ora 08.30 11.00 dhe mbasdite nga ora 13.30 15.00
Tërheqja e dokumentave të legalizuara mund të bëhet sipas ditës së caktuar nga zyrtari përgjegjës në këto orare:
paradite nga ora 11.00 12. 00 dhe mbasdite nga ora 15.00 16.00
Vërejtje të rëndësishme:
* Procesi i legalizimit bëhet vetëm në dokumentat publike origjinale.
** Legalizimi i dokumenteve publike aktualisht bëhet PA PAGESË.
***Për legalizimin e dokumentave nuk është e nevojshme prezenca e bartësit të dokumentacionit.


Stay Connected with MFA