Ministri Hoxhaj merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Princit të Arabisë Saudite

Prishtinë, 24 tetor 2011 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar sot për në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi të Princit të kurorës mbretërore të këtij shteti, Sultan bin Abdul Aziz Al Saud.

Princi i kurorës, Sultan bin Abdul Aziz Al Saud, ka ndërruar jetë me 22 tetor, ndërsa ceremonia mortore për nder të tij, pritet të zhvillohet nesër dhe në të do të marrin pjesë burrështetas nga mbarë bota.

Mbretëria e Arabisë Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës me 20 Prill 2009, ndërsa marrëdhëniet miqësore, në të gjitha segmentet e jetës, mes dy vendeve po thellohen në vazhdimësi. Autoritetet saudite po japin një kontribut të çmuar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë