Regjistrohu për info

Arkivi

Korrik 2014
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031

Brunei drejt njohjes së Kosovës – Hoxhaj vazhdon takimet në Nju-Jork

Nju-Jork, 22 shtator 2011 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, kanë zhvilluar takime me përfaqësues të vendeve anëtare të Ligës Arabe dhe Organizatës për Kooperim Islamik ku kanë marrë premtime për njohje të pavarësisë së Kosovës nga disa shtete anëtare të këtyre dy organizatave.

Kryeministri Thaçi dhe Ministri Hoxhaj po ashtu kanë takuar Princin e Sulltanatit të Bruneit, Al-Muhtadee Billah Ibn.  Princi, gjatë takimit i ka konfirmuar Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, se shteti i tij është në proces të vendimmarrjes për njohjen e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur.

Kryeministri Thaçi e ka falënderuar Princin Al-Muhtadee Billah Ibn dhe ka theksuar se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Republika e Kosovës është e interesuar të zhvilloj marrëdhëniet ekonomike, arsimore dhe kulturore me Brunein.

Po ashtu, Kryeministri dhe Ministri kanë zhvilluar takime me përfaqësues të vendeve anëtare të CARICOM-it, ku kanë marrë premtime nga këto shtete për njohjen e Republikës së Kosovës në një të ardhme të afërt. 

Në një takim tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka takuar Ministrin e Drejtësisë të Zelandës së Re, i cili kryeson delegacionin e këtij shteti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ata kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve e gjithanshme bilaterale mes dy shteteve. 

Ministri Hoxhaj po ashtu ka takuar disa përfaqësues të vendeve që shtrihen në ishujt e Pacifikut. Hoxhaj ka kërkuar nga udhëheqësit e tyre që sa më shpejtë të marrin vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, vendim që do të ndikonte në stabilitetin e rajonit.

Po ashtu, gjatë kësaj dite, Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe homologu i tij nga Malta, Tonio Borg, kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës.

“Pas njohjes së Kosovës në gusht 2008,  sot me Ministrin Hoxhaj vendosëm marrëdhënie diplomatike dhe biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, ka thënë Ministri i Jashtëm maltez, Tonio Borg.

Ministri Hoxhaj ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme që të shkohet përtej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të vendoset një bashkëpunim i mirë në ekonomi, tregti, arsim dhe kulturë. “Po ashtu jemi marrë vesh që disa diplomatë të rinj nga MPJ e Kosovës do të avancojnë përgatitjet profesionale në këtë shtet”, bëri të ditur Hoxhaj.

Në këtë takim, dy ministrat kanë biseduar për tri çështje shumë të rëndësishme për Kosovën, siç janë proceset integruese euroatlantike, mbështetjen që mund të jap Malta për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me BE-në nga Kosova si dhe për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale dhe tregtare të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Gjatë ditës, Kryeministri Thaçi dhe Ministri Hoxhaj kanë zhvilluar një takim edhe me Emirin e Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani, i cili ka premtuar se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e njohjeve të reja ndërkombëtare.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë, Dolezel

22.07.2014

Prishtinë, 22 korrik 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të martën në takim lamtumirës të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës Çeke, ambasadorin Jiri Dolezel. më shumë

Hoxhaj mirëpret homologun e Togos, nënshkruhen marrëdhëniet diplomatike (VIDEO)

21.07.2014

Prishtinë, 21 korrik 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe homologu i tij nga Togo, Robert Dussey, kanë nënshkruar sot në Prishtinë, marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, pak javë...më shumë