Republika e Kosovës vendos marrëdhënie diplomatike me Sulltanatin e Omanit
Në letrën që ka mbërri në Ministrinë e Punëve të Jashtme thuhet: U njohëm me vendimin e GJND lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit do të mirëpresë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, në të cilat ajo dëshiron të anëtarësohet.
MPJ që nga sot ka marrë vendim që Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ta akreditojë si ambasador jo rezident në Oman dhe kjo kërkesë do të deponohet pranë autoritete përkatëse të Sulltanatit të Omanit.
Sulltanati i Omanit është vendi i 75 që e njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës.





Stay Connected with MFA