Guiné-Bissau njohu Republikën e Kosovës
Në letrën e njohjes, thuhet se Presidenti i Republikës së Guiné-Bissau, shkëlqesia e tij z. Malam Bacai paraqet komplimentet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe njofton se autoritetet e Republikës së Guiné-Bissau njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe shfaqin dëshirën për të vendosur marrëdhënie diplomatike sa më parë që të jetë e mundshme.
Njohja nga Republika e Guiné-Bissau e Pavarësisë së Kosovës, çon numrin e njohjeve në 74.





Stay Connected with MFA