Katari njohu Republikën e Kosovës
Në letrën e njohjes akorduar nga Kryeministri Ministri i Jashtëm i Katarit Hamad bin Jassim bin Jabr Al-Thani thuhet se Shteti i Katarit pasi ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, ka njohur pasaportat e lëshuara nga Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë këtë akt, njëkohësisht duke e autorizuar Përfaqësuesin Permanent të Katarit në OKB në New York, të shpallë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në New York, konsullja e përgjithshme Arta Rama ka nënshkruar aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë - Katar.
Shteti i Katarit me akordimin e këtij akti, paraqet njohjen e 73 të shtetit të pavarur të Kosovës.





Stay Connected with MFA