Na ndiqni në:

Ambasadorja Arjana Zherka- Hoxha i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Bullgarisë, Georgi Parvanov

Sofje, 30 prill 2010 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bullgari, Znj. Ariana Zherka–Hoxha i dorëzoi sot në Sofje letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov.

Ceremonia formale e dorëzimit të Letrave Kredenciale u zhvillua në Pallatin Presidencial në Sofje, me ç’rast nën intonimin e himneve shtetërore të vendit pranues dhe të Republikës së Kosovës u bë parakalimi ceremonial pranë gardës së nderit, e më pastaj edhe dorëzimi i Letrave Kredenciale.

Ceremonia përfundoi me vendosjen e kurorës së luleve pranë varrit të ushtarit të panjohur. Ceremonia e organizuar me këtë rast ishte solemne, duke përfshirë respektin e veçantë, që u bëhet Ambasadorëve dhe shteteve që ata përfaqësojnë.

Pas pranimit te Letrave Kredenciale Presidenti Georgi Parvanov, shprehu  kënaqësinë e tij për pritjen dhe akreditimin e Ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në Sofje, duke theksuar se vendosja e Misionit Diplomatik të Kosovës do të kontribuojë në fuqizimin e marrëdhënieve të mira  në mes dy vendeve. Gjithashtu,  ai premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për Kosovën, veçanërisht për proceset integruese në të cilat po hyn Kosova.

Ambasadorja Zherka-Hoxha i përcolli Presidentit Parvanov përshëndetjet dhe mirënjohjen e veçantë  të Presidentit i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut, Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, Qeverisë dhe popullit të Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Republikës së Bullgarisë dhënë Kosovës  në momentet më vendimtare historike. Po ashtu, Ambasadorja Zherka-Hoxha shprehu konsiderat 137n e saj edhe për marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy vendeve, si  dhe dëshirën dhe gatishmërinë që këto marrëdhënie të fuqizohen edhe më tej.

Më tej, ambasadorja e informoi Presidentin për zhvillimet më të reja në Kosovë, arritjet e vendit tonë në të gjitha sferat, me theks të veçantë në progresin e arritur në ndërtimin e institucioneve demokratike, angazhimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të garantuar një sistem unik dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe kornizën ligjore, e cila garanton të drejtat e komuniteteve pakicë, në të gjitha shtyllat e pushtetit, si dhe sferat e jetës në përgjithësi. 

Hoxhaj e Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për qasjen në programet e BE-së, shumë mundësi për KosovënMPJ dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, marrëdhëniet me Turqinë janë të shkëlqyeraZëvendësministri Demaj takoi ambasadorin ganez në Ankara, Ibrahim AbazPas njohjes nga Singapori, Kosova përfiton nga Programi i Bashkëpunimit të këtij shteti