Regjistrohu për info

Arkivi

Nëntor 2014
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Republika Islamike e Mauritanisë njohu Republikën e Kosovës

Pas komunikimesh intensive midis ministrive të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Mauritanisë dhe takimeve në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve, Republika Islamike e Mauritanisë, më 12 janar 2010, ka marrë vendim që të njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Njoftimi është bërë sot përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju- Jork, me një notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Në notën verbale të njohjes, mes tjerash thuhet se “duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, dërguar ministrit të jashtëm dhe të bashkëpunimit të Republikës Islamike të Mauritanisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Mauritanisë ka nderin të njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se, Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh”.

Në notën verbale të njohjes po ashtu thuhet se, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, është e bindur se ky vendim hap mundësi të mëdha të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimit me interes të ndërsjellët në të gjitha rrafshet, ato politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Republika Islamike e Mauritanisë është vendi i 65-të që e ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

Republika Islamike e Mauritanisë gjendet në Afrikën Veriperëndimore, kufizuar me Oqeanin Atlantik, Senegalin, Malin, Algjerinë dhe Marokun.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Përmbyllet me sukses konferenca për diplomacinë shumëpalëshe dhe Kosovën

25.11.2014

Vjenë, 25 nëntor 2014 – Përfundoi punimet konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale “Mundësitë dhe sfidat për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, e organizuar në Vjenë nga Akademia...më shumë

Mbahet në Vjenë konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale

24.11.2014

Vjenë, 24 nëntor 2014 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Vjenës hapën sot në Vjenë konferencën dyditore për diplomacinë multilaterale të titulluar...më shumë