Regjistrohu për info

Arkivi

Nëntor 2014
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Hoxhaj mirëpret homologun e Togos, nënshkruhen marrëdhëniet diplomatike (VIDEO)

Prishtinë, 21 korrik 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe homologu i tij nga Togo, Robert Dussey, kanë nënshkruar sot në Prishtinë, marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, pak javë pas njohjes zyrtare që ky shtet i ka bërë pavarësisë së Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Gjatë pritjes zyrtare që i është bërë në Prishtinë ministrit të Jashtëm togolez Dussey, ministri Enver Hoxhaj e ka falënderuar atë për rolin në formësimin e vendimit që Togo ta njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.
 
“Njohja e Togos ka qenë një ndër njohjet më të rëndësishme që e ka marrë Republika e Kosovës dhe falë vendosmërisë së ministrit Dussey dhe falë mbështetjes nga ana e Presidentit të Togos ne sot e patëm mundësinë që të vendosim edhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Togos dhe Kosovës. Ne jemi të interesuar që me Togon të lëvizim përtej marrëdhënieve diplomatike”, tha Hoxhaj, duke kërkuar përkrahjen e mëtejshme në përmbylljen e procesit të njohjeve nga shtete tjera afrikane, që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur interesimin që me Togon të vendoset partneritet bilateral dhe multilateral, që të ketë mundësi për investime të përbashkëta si dhe të ketë shkëmbim të studenteve në të dy vendet gjegjëse. “Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme është hapje e një kaptine të re bashkëpunimi, e cila e do të shkruhet gjatë viteve të ardhshme. Do të kemi mbështetjen e ministrit Dussey sa i takon anëtarësimit të Kosovës në disa organizata botërore në të cilat Kosova veçse ka aplikuar dhe gjatë muajve të ardhshëm do të ketë lajme të mira për anëtarësim në organizata të tilla”, tha Hoxhaj, pas takimit.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se janë nënshkruar edhe dy marrëveshje tjera për bashkëpunim bilateral ndërmjet Kosovës dhe Togos dhe për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe të arsimit.

Në pyetjet e gazetarëve lidhur me procesin e njohjeve, ministri Hoxhaj theksoi se aktualisht ka informata që një vend në Afrikë ka marrë vendim në Qeveri për njohjen e Kosovës dhe i ka dërguar procedurat edhe në Parlamentin e tij, e së shpejti do të bëhet publike njohja nga ky vend, dhe se një vend i dytë është në përfundim të proceduarave sa i përket njohjes. “Unë pres që gjatë verës mund të ketë dy njohje tjera deri në shtator, ndërsa jam shumë i sigurt që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të jetë një ngjarje ku Republika e Kosovës do të merr edhe njohje të tjera”, tha Hoxhaj, duke shtuar se procesi i njohjeve ka qenë i pandalshëm dhe global, dhe se askush nuk mund ta ndal rrjedhën e historisë që Republika e Kosovës të njihet nga më shumë shtete.
 
Ministrit i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit i Republikës së Togos, Robert Dussey, ka
thënë se Qeveria e Togos ka vendosur që të lobojë te shtetet tjera për të njohur pavarësinë e Kosovës. “Pavarësia e juaj është e nevojshme, sepse ne besojmë që vendosmëria e popullit është për paqe në botë. Me prezencën tonë këtu duam t’iu konfirmojmë se Togo është e përkushtuar të lobojë dhe të bëj të pamundurën që të ndikojë tek shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë”, tha ministri Dussey, duke shtuar se do të punohet me të gjitha ato shtete që ta njohin Republikën e Kosovës.
 

Dussey po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Togos për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën duke veçuar fushën e investimeve.
 
Ministri i Jashtëm i Togos ka vlerësuar lartë angazhimin e ministrit Hoxhaj në lobimin për njohje, duke theksuar se sa kohë që Kosova e ka një ministër të Jashtëm ekselent si zotin Hoxhaj, njohje të tjera do të vijnë.
 
Ministri Dussey ka folur edhe për kontributin konkret të Togos për njohje nga tri shtete të tjera të Afrikës, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.



Prapa

Stay Connected with MFA

Përmbyllet me sukses konferenca për diplomacinë shumëpalëshe dhe Kosovën

25.11.2014

Vjenë, 25 nëntor 2014 – Përfundoi punimet konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale “Mundësitë dhe sfidat për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, e organizuar në Vjenë nga Akademia...më shumë

Mbahet në Vjenë konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale

24.11.2014

Vjenë, 24 nëntor 2014 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Vjenës hapën sot në Vjenë konferencën dyditore për diplomacinë multilaterale të titulluar...më shumë