Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Hoxhaj në Prizren, vendimi për vizat merret pas zgjedhjeve për institucionet e BE-së (Video)

Prizren, 17 maj 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar me ciklin e ligjëratave në universitetet publike nëpër Kosovë, për qasjen pragmatiste të politikës së jashtme të Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Të shtunën, Hoxhaj është ndalur në Prizren në Universitetin “Ukshin Hoti” ku para qindra studentëve ka thënë se të arriturat e Kosovës në katër vjetët e fundit në planin ndërkombëtar janë të prekshme dhe shumë domethënëse për një shtet të ri pa traditë të gjatë.

Si shembuj, Hoxhaj ka thënë se për dallim që në vitin 2011 nuk ka pasur kurrfarë procesi negociues të nisur me BE-në, sot kanë përfunduar negociatat për MSA-në; Kosova është anëtarësuar në disa organizata kyçe ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale dhe është shtyrë përpara agjenda e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Të gjitha këto të arritura, dhe të tjera, sipas Hoxhajt, janë bërë të mundura falë qasjes proaktive në politikën e jashtme dhe përdorimit të fuqisë së butë dhe të zgjuar.

Në fund, kryediplomati Hoxhaj është ndalur në prioritetet e Kosovës për politikë të jashtme në katër vjetët e ardhshëm, duke përmendur veçmas kompletimin e njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimin e plotë në organizata, ndërsa si synim dhe pritje afatshkurtër është marrja e datës për lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së pas zgjedhjeve të 25 majit për institucionet e BE-s.

“Një nga pritjet afatshkurtra për të cilën kemi punuar shumë si institucione është marrja e datës për liberalizimin e vizave për Evropë, dhe ky vendim do të bëhet e ditur në javët pas zgjedhjeve të 25 majit në Bashkimin Evropian. Ndërsa si prioritete afatgjata është anëtarësimi në BE që do të ndodh brenda një dekade, anëtarësimi në OKB para vitit 2020 dhe në NATO para 2022”, ka thënë Hoxhaj.

Në ciklin e ligjëratave të ministrit Enver Hoxhajt nëpër Kosovë, ai ka folur në universitetet publike në Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë.


Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin bullgar, Bobi Bobev

20.10.2014

Prishtinë, 20 tetor 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Bobi Bobev.më shumë

Republika e Kosovës vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e El Salvadorit

18.10.2014

Nju Jork, 18 tetor 2014 – Në një ceremoni të organizuar në hapësirat e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork, është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet...më shumë