Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Hoxhaj në Mitrovicë, Kosova anëtarësohet në NATO para 2022

Mitrovicë, 16 maj 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar me ciklin e ligjëratave në universitetet publike nëpër Kosovë, për temën e qasjes pragmatiste të politikës së jashtme të Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Në ligjëratën e mbajtur të premten para studentëve të Universitetit Publik “Isa Boletini” në Mitrovicë, Hoxhaj ka thënë se falë qasjes proaktive në politikën e jashtme dhe përdorimit të fuqisë së butë dhe të zgjuar, Kosova ka arritur suksesshëm të marr njohje të reja, të anëtarësohet në organizata dhe ta shtyjë përpara agjendën integruese.
 
Kryediplomati Hoxhaj ka thënë se përvoja dhe trashëgimia e viteve të fundit e Kosovës në politikën e jashtme, ka bërë që për mandatin e ardhshëm qeverisës, Kosova ta ketë shumë më të qartë rrugën që do ta ndjek në planin ndërkombëtar dhe cilat mund të jenë sfidat eventuale.

Disa nga synimet, sipas Hoxhaj, janë anëtarësimi i plotë i Kosovës në organizata politike dhe të sigurisë me karakter evropian e botëror, përfshirë NATO-n.
 
Duke përmendur çështjen e sigurisë, Hoxhaj ka thënë se Kosova nga një vend që ka konsumuar siguri është shndërruar në shtetin që prodhon siguri dhe se këtë do ta arrijë plotësisht me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para vitit 2022.

“Një nga prioritetet dhe synimet kryesore të kësaj Qeverie për këtë mandat ka qenë rishqyrtimi i sektorit të sigurisë dhe falë vendosmërisë se Kryeministrit Thaçi dhe Qeverisë, ne kemi marr vendim për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Nëse ecim me dinamikën e planifikuar, atëherë Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s para vitit 2022”, ka thënë Hoxhaj.
 
Një ditë më herët, në ligjëratën e mbajtur para studentëve të Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka”, ministri Enver Hoxhaj ka paralajmëruar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, para vitit 2020.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj takim lamtumirës me Fulen, falënderim për MSA-në dhe mbështetjen për anëtarësimin në organizata (VIDEO)

24.10.2014

Bruksel, 24 tetor 2014 – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Bruksel pas vizitës në Beograd, ku ka takuar gjatë ditës së premte Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, i cili e përfundon mandatin e tij në fund...më shumë

Gjermania dhe Franca nominojnë bashkërisht Selimin

24.10.2014

Prishtinë, 24 tetor 2014 - Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ambasada e Republikës së Francës kanë nominuar bashkërisht zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, për programin e festimit të...më shumë