Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Hoxhaj në Pejë, Kosova në OKB deri më 2020 (Video)

Pejë, 15 maj 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka”, ka shpalosur të arriturat dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, në katër vjetët e fundit.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj foli për sukseset që janë arritur në këtë drejtim, duke u bazuar në një mendim strategjik të planifikuar mirë, e të bazuar në fuqinë e zgjuar, një koncept i kombinimit të fuqisë së butë dhe të fortë.

Hoxhaj ka thënë se në këto vitet e fundit, Kosova suksesshëm ka kompensuar mungesën e fuqisë së fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes fuqisë së butë, duke i sjell vendit njohje, anëtarësim në organizata dhe përparim në integrimin në strukturat euroatlantike.

Gjatë ligjëratës dhe bashkëbisedimit me studentë dhe profesorë, ai është fokusuar edhe në prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës për vitet e ardhshme.

Ministri Hoxhaj veçoi se Kosova do ta ketë prioritet njohjen e plotë ndërkombëtare dhe anëtarësimin në OKB.

“Synimi i jonë është anëtarësimi në OKB, që do të ndodh deri në vitin 2020. Këtyre ditëve do të paralajmërojmë edhe hapat konkret si e kemi studiuar dhe menduar këtë qasje”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka folur edhe për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar përmbylljen e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në, me ç’rast e ka vlerësuar këtë hap si ngjarje shumë të rëndësishme për Kosovën.

Më pas, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, iu është përgjigjur një numri të madh pyetjesh të studentëve për çështjen e liberalizimit të vizave, formimin e Ushtrisë së Kosovës, njohjen nga pesë vendet e BE-së dhe çështje të tjera të politikës së jashtme.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj uron ministrin Kurz me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë

27.10.2014

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi homologut Austriak Sebastian Kurz, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë.më shumë

Hoxhaj takim lamtumirës me Fulen, falënderim për MSA-në dhe mbështetjen për anëtarësimin në organizata (VIDEO)

24.10.2014

Bruksel, 24 tetor 2014 – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Bruksel pas vizitës në Beograd, ku ka takuar gjatë ditës së premte Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, i cili e përfundon mandatin e tij në fund...më shumë