Regjistrohu për info

Arkivi

Nëntor 2014
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Hoxhaj vazhdon lobimin, marrëdhënie diplomatike me Tanzaninë

Bruksel, 3 prill 2014 – Në kuadër të lobimit për njohje nga vendet afrikane që po marrin pjesë në samitin BE–Afrikë, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka nënshkruar marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, me homologun nga ky shtet, Bernard Membe. Në margjina të këtij samiti në Bruksel, Hoxhaj po ashtu u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të Grupit të Shteteve Afrikane, të Karaibeve dhe të Paqësorit, Alhaji Muhammad Mumuni.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Gjatë takimit që ministri Hoxhaj zhvilloi me homologun nga Tanzania, Membe, dy ministrat, përveç që kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, me theks të veçantë në mekanizmat multilateral.

Ministri Hoxhaj tha pas takimit se vendosja e marrëdhënieve diplomatike bëhet në vazhdën e aktiviteteve për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën. “Vendosja e marrëdhënieve diplomatike për Republikën e Kosovës, ka qenë një objektiv madhor. Në këtë drejtim ne kemi qenë në gjendje që gjatë këtyre viteve të fundit të nënshkruajmë marrëveshje diplomatike me 67 shtete. Ndërsa, gjatë ditës së sotme në një takim që kisha me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë vendosëm marrëdhëniet diplomatike me këtë vend. Ky vend ka një peshë të madhe në grupin e shteteve të Afrikës së Jugut (SADC-ut) dhe llogaritet ndër vendet më me peshë në Afrikën e Jugut”, theksoi ministri Hoxhaj.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Bernard Membe, vlerësoi arritjet në Kosovë dhe shprehu përkrahjen e tij për forcimin e pozitës ndërkombëtarë të Kosovës, duke siguruar ministrin Hoxhaj për përkrahjen e Tanzanisë në kontinentin afrikan.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri Enver Hoxhaj, po ashtu zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Grupit të Shteteve Afrikane, të Karaibeve dhe të Paqësorit (ACP), Alhaji Muhammad Mumuni.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe sekretari i ACP-së, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me ç’rast Hoxhaj kërkoi mbështetjen e kësaj organizate të rëndësishme në shtimin e njohjeve për Kosovën.

Sekretari Mumuni e siguroi ministrin Hoxhaj për përkrahjen e tij personale në këtë drejtim dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ACP-së dhe Kosovës.

Në kuadër të lobimit për njohje nga vendet e afrikane, pjesëmarrëse në samitin BE–Afrikë në Bruksel, ministri Hoxhaj në margjina të tij ka zhvilluar takime dhe me shumë burrështetas dhe homologë të shteteve afrikane. 


Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj ngushëllon homologun shqiptar për vdekjen e ambasadorit në Maqedoni, Petrit Bushati

22.11.2014

Prishtinë, 22 nëntor 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut shqiptar, Ditmir Bushati, për vdekjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati.më shumë

Hoxhaj telefonatë me Gentilonin, e uron për pozitën në krye të diplomacisë italiane

16.11.2014

Prishtinë, 16 nëntor 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar për detyrën ministrin e Jashtëm të Italisë të emëruar së fundi, Paolo Gentiloni.më shumë