Regjistrohu për info

Arkivi

Shtator 2015
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Hoxhaj në Senegal, koordinim për fushatën e njohjes së Kosovës në Afrikë (Video)

Dakar, 15 shkurt 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po vazhdon turneun lobues në kontinentin e Afrikës. Pas qëndrimit në Zambia, Hoxhaj ka vizituar Senegalin ku është pritur me nderime të larta nga krerët më të lartë shtetëror të këtij vendi.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Në takimin me presidentin e Senegalit, Macky Sall, ministri Hoxhaj e falënderoi për vendimin e shtetit të tij që ta njeh Kosovën në vitin 2008, si vendi i parë i kontinentit afrikan, ndërsa kërkoi ta vazhdojë edhe më tej mbështetjen në fushatën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Në takim të veçantë, Hoxhaj është pritur edhe nga homologu i tij, Mankeur Ndiaye, me të cilin kanë biseduar për kapitullin e ri të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Senegalit. 

Hoxhaj u ka bërë thirrje nga Senegali të gjitha vendeve afrikane që ta njohin Kosovën.

“Deri më tani 106 vende e kanë njohur Kosovën dhe kjo tregon që njohja e Kosovës është globale dhe ka një shtrirje ndërkombëtare. Jemi anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare por edhe në të ardhmen do ta kemi mbështetjen e Senegalit. Nga këtu, në Dakar shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje vendeve afrikane ta njohin Kosovën, duke ndjekur shembullin e Senegalit” ka thënë Hoxhaj. 

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Senegalit, Ndiaye, siguroi Hoxhajn se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha drejtimet.

“Ministri shprehu falënderimin e tij për vendimin historik të njohjes së Kosovës nga Senegali si shteti i parë afrikan që e ka njohur Kosovën. Ne kemi vendosur ta vazhdojmë mbështetjen e Kosovës në fushatën e njohjes ndërkombëtare, ashtu edhe siç ka kërkuar Kosova nga ne dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë së bashku në një strategji të veçantë”,  ka thënë ai.

Më pas, të dy ministrat kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve duke e dërguar në 65 numrin e shteteve me të cilat Kosova ka nënshkruar deri tani marrëdhënie diplomatike.

Pas njohjes së Lesotos këtë javë, Hoxhaj po viziton Afrikën për të shtyrë përpara agjendën e njohjes së Kosovës, duke paralajmëruar njëkohësisht se edhe 5 shtete të tjera do ta njohin pavarësinë së shpejti.
 


Prapa

Stay Connected with MFA

Zëvendëskryeministri Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch

01.09.2015

Prishtinë, 1 shtator 2015 – Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch.më shumë

Zëvendëskryeministri Thaçi priti në takim njoftues ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

01.09.2015

Prishtinë, 1 shtator 2015 – Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës...më shumë