Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Hoxhaj: Kosova e gatshme për aplikim kredibil në Këshillin e Evropës

Paris, 15 janar 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur vizitën në Francë në përpjekje për ta shtyrë përpara agjendën e integrimeve evropiane të Kosovës, atë multilaterale të përgatitjes për aplikim në Këshillin e Evropës dhe koordinimit të hapave me partnerët në Paris.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Hoxhaj paradite ka takuar kryetarin e Delegacionit Parlamentar të Francës në Këshillin e Evropës dhe nënkryetar i Asamblesë Parlamentare në KE-së, Rene Rouquet, më të cilin kanë biseduar për koordinimin sa më të mirë të aplikimit për në Këshillin e Evropës dhe rolin që do ta ketë Franca në këtë drejtim.

Ministri Hoxhaj ka thënë se qëllimet e vizitës dhe takimeve të shumta në Paris janë, e para që ta shtyjë përpara agjendën e integrimeve evropiane më konkretisht nënshkrimin e MSA-së sa më shpejt që është e mundur, çështjen e liberalizimit të vizave dhe ta shtyjë përpara agjendën multilaterale të Kosovës me fokus të veçantë aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Arsyeja e qëndrimit tim në Paris ka dy qëllime. E para që ta shtyjë përpara agjendën e integrimeve evropiane të Kosovës më konkretisht nënshkrimin e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës para përfundimit të mandatit të institucioneve evropiane në mesin e këtij viti, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për ta marrë ndihmën e Parisit dhe një datë se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në Evropë. Qëllim tjetër i vizitës në Francë është për ta shtyrë përpara agjendën multilaterale të Kosovës më konkretisht koordinimin me autoritetet franceze për ta përgatitur një aplikim sa më të mirë dhe kredibil në Këshillin e Evropës këtë vit”, ka thënë Hoxhaj, pas takimit.

Nga ana e tij, kryetari i Delegacionit Parlamentar të Francës në Këshillin e Evropës, Rouquet, ofroi mbështetjen e tij dhe të Francës për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar konsensusin e plotë të politikës zyrtare të Francës në raport me agjendën multilaterale të Kosovës në këtë vit.

“Pata kënaqësinë që e takova ministrin e Jashtëm të Kosovës ku biseduam shumë konkretisht për çështjen e aplikimit dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Do ta konsideroja një takim shumë të frytshëm dhe u zotova se do të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar Kosovën në këtë drejtim. Jemi të gatshëm t’i dëgjojmë edhe kërkesat tjera të ministrit”, ka thënë Rouquet.

Më pas, kryediplomati kosovar ka zhvilluar disa takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme me zyrtarë të lartë francez për t’i koordinuar disa prej iniciativave të reja të ministrit Hoxhaj e fokusuar në disa fusha, atë të integrimit evropian të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe çështjen e njohjeve.

Ministri Hoxhaj në mbrëmje do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Senatit Francez, Jean- Pierre Bel, ku pritet të marrin pjesë shumë personalitete të larta të politikës dhe diplomacisë franceze.

Kryediplomati kosovar po vazhdon turneun diplomatik pas qëndrimit dyditor në Irlandë ku ka zhvilluar takime me ministrin e Jashtëm dhe atë për Çështje të Evropës të Irlandës. Hoxhaj po ashtu ka mbajtur një ligjëratë në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane në Dublin.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj uron ministrin Kurz me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë

27.10.2014

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi homologut Austriak Sebastian Kurz, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë.më shumë

Hoxhaj takim lamtumirës me Fulen, falënderim për MSA-në dhe mbështetjen për anëtarësimin në organizata (VIDEO)

24.10.2014

Bruksel, 24 tetor 2014 – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Bruksel pas vizitës në Beograd, ku ka takuar gjatë ditës së premte Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, i cili e përfundon mandatin e tij në fund...më shumë