Regjistrohu për info

Arkivi

Shtator 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Hoxhaj: 2013, vit i suksesshëm i politikës së jashtme

Prishtinë, 20 nëntor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme ka thënë se viti 2013 ka qenë një vit i suksesshëm i politikë së jashtme të Republikës së Kosovës, sa i takon aspektit bilateral dhe një proces njohjesh i pandalshëm duke siguruar gjatë këtij viti 8 njohje kualitative.

Më tej, ministri Hoxhaj ka shtuar se në një të ardhme të afërt, nuk e përjashton mundësinë që ndonjëri nga pesë vendet e BE-së ta njoh Kosovën.

“Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë ka qenë një ngritje e fuqishme e shtetit të Kosovës në arenën evropiane, dhe ndërkombëtare. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka krijuar një momentum të ri dhe unë nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme të afërt një nga këto pesë vende të kemi ndonjë lajm të parë që dikush prej tyre mund ta njeh Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë raportimit gati tre orësh, ministri Hoxhaj ka folur për nevojën e integrimit të njëkohshëm të Kosovës dhe Serbisë në BE, pasi që anëtarësimi i mëhershëm i Serbisë mund ta bllokoj Kosovën.

“Gjatë takimeve të mija, së fundi edhe në Bruksel javën që shkoi, e kam bërë të qartë se duhet të ketë një anëtarësim paralel dhe të njëkohshëm të të dyja shteteve, gjithnjë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore që derivojnë edhe nga Marrëveshja e nënshkruar nga të dy kryeministrat. E kundërta e kësaj, do të ishte e dëmshme”, tha Hoxhaj, duke shtuar se UNMIK-u po mbahet gjallë vetëm në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB, prandaj ai duhet të shuhet dhe të mos ekzistoj asnjë zyrë. 

Ministri Hoxhaj ka thënë se gjatë këtij viti ka zhvilluar 24 vizita në vendet të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, 150 takime me shtetet jo njohëse të Kosovës, në forume të ndryshme multilaterale dhe ka nënshkruar 152 marrëveshje ndërkombëtare.
 
Kryediplomati kosovar i ka bërë ftesë Kuvendit të Kosovës, që së bashku me Ministrinë e Jashtme, Qeverinë dhe partnerët tjerë të dalin me një strategji për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Ne kemi zhvilluar dy skenar. Skenari i parë është se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2014 të aplikojmë për anëtarësim deri në tri agjenci të OKB-së”, tha ai.

Ministri i Jashtëm iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, duke rikapitualuar punën e Ministrisë, të arriturat dhe prioritetet e politikës së jashtme në vitin 2014.

Raportimi i sotëm i Ministrit Hoxhaj është i treti me radhë dhe i fundit për këtë vit para Komisionit për Politikë të Jashtme.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj e Bushati inaugurojnë Konsullatën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në Milano (Video)

16.09.2014

Milano, 16 shtator 2014 – Në një ceremoni të veçantë në Milano të Italisë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kanë prerë...më shumë

Hoxhaj takon Bushatin në Tiranë, Partneriteti Strategjik drejt përmbushjes së objektivave

15.09.2014

Tiranë, 15 shtator 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar të hënën në Tiranë ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.më shumë