Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Republika e Kosovës vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Ishujve Marshall

Tokio, 27 tetor 2013 – Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Ishujve Marshall.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme i Ishujve Marshall, Phillip H. Muller dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në Tokio.

Në aktin e marrëveshjes shprehet vullneti i Qeverisës së Kosovës dhe Qeverisë së Ishujve Marshall për të promovuar lidhjet e miqësisë dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Republika e Ishujve Marshall e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës më 17 Prill 2008.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj në shënimin e Ditës së Boshnjakëve, Kosova e të gjithëve dhe për të gjithë

28.09.2014

Prizren, 28 shtator 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar në Prizren ku ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës. më shumë

Hoxhaj takon shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Kosova plotëson kushtet për anëtarësim në këtë organizatë

27.09.2014

Prishtinë, 27 shtator 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, me të cilin kanë bashkëbiseduar për nevojën e thellimit...më shumë