Regjistrohu për info

Arkivi

Gusht 2015
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31

Ambasadori Spahiu i dorëzoi letrat kredenciale te Mbreti i Jordanisë

Ankara, 5 qershor 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, i dorëzoi letrat kredenciale si Ambasador jorezident i Kosovës në Jordani, Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Shkëlqesisë së tij, Abdullahu II Bin Al-Hussein.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Para dorëzimit të kredencialeve, në pallatin mbretëror është organizuar një ceremoni madhështore me gardë ushtarake, gjatë të cilës janë intonuar himnet e dy vendeve.

Ambasadori Spahiu, i shoqëruar nga Konsulli Ali Kamberi, në takimin me Mbretin Abdullah II Bin Al-Hussein, ka përcjell përshëndetjet e Presidentes, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka falënderuar për kontributin e Jordanisë për proceset në Kosovë, sidomos në fushën e sigurisë.

Mbreti Abdullah, ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të kontribuar më shumë në çështjet politiko-ekonomike të Kosovës.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Jordanisë, Nasser Judeh.
 
Ambasadori Spahiu, gjatë vizitës së tij në Aman ka realizuar një sërë takimesh, ndër to edhe një takim me studentët kosovarë të cilët vijojnë studimet në Jordani.

Prapa

Stay Connected with MFA

Thaçi priti ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Gregory T. Delawie

31.08.2015

Prishtinë, 31 gusht 2015 – Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...më shumë

Thaçi për The Telegraph: Kosova ka rol për të luajtur në botë

27.08.2015

Londër, 27 gusht 2015 - E përditshmja e njohur britanike “The Telegraph” ka realizuar një intervistë të gjatë me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së...më shumë