Regjistrohu për info

Arkivi

Prill 2015
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Hoxhaj: Anëtarësimi në RCC, historik për Kosovën

Prishtinë, 28 shkurt 2013 –Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës në një konferencë për medie ka thënë se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC) është një ditë historike dhe shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës.

“Kosova sot u bë anëtare e plotë e Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, që është organizata më e madhe rajonale në Evropën Juglindore. Nëse ju kujtohet Pakti i Stabilitetit, RCC është vetëm vazhdimësi e saj”, ka thënë Hoxhaj.

Duke folur për përfitimet që Republika e Kosovës do të ketë nga anëtarësimi në RCC, ministri Hoxhaj ka theksuar se prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme është anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale, evropiane dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Sipas tij, përfitimi i parë është padyshim  - politik.

“Me këtë anëtarësimi, Republika e Kosovës hyn në rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian, sepse RCC është instrumenti kryesor i para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova do të ketë të drejtën e përfaqësimit, të nënshkrimit dhe të votimit si të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate”, ka shtuar ai.

Hoxhaj ka thënë se përfaqësimi i Kosovës në këtë organizatë, pa dyshim që është një forcim i pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe një fuqizim i rolit të saj në rajon. Sipas tij, anëtarësimi në RCC do të lehtësojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në shumë organizata të Evropës Juglindore që funksionojnë nën ombrellën e RCC-së.

Njëherësh, ai ka shtuar se përftimi i dytë është shoqëror dhe institucional.  RCC do të angazhohet në implementimin e projekteve që do të përtërijnë dhe forcojnë potencialin njerëzor në Republikën e Kosovës dhe në Evropën Juglindore. “Po ashtu Republika e Kosovës do të përfitojë edhe nga shkëmbimi dhe bashkëpunimi parlamentar. Prandaj do të ketë një intensifikim të bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet”, ka theksuar Hoxhaj.

Përfitimi i tretë, nga anëtarësimi i Republikës së Kosovës në RCC, është aspekti ekonomik.
 
“RCC do të mbështet një numër iniciativash shoqërore dhe ekonomike në Kosovë, të cilat kanë si pikësynim lehtësirat në investime; zhvillimin e Ndërmarrjeve - Bizneseve të Vogla dhe atyre të Mesme; liberalizimin e tregtisë; përmirësimin e shëndetit publik; dialogun shoqëror, dhe reformën e praktikave zyrtare të punësimit”, ka paralajmëruar ministri Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Thaçi kërkon përkrahje nga Holanda

17.04.2015

Hagë, 17 prill – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar ministrin e Jashtëm të Holandës, Bert Koenders, me të cilin bisedoi për zhvillimet në...më shumë

Thaçi priti ambasadorin e ri hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz

16.04.2015

Prishtinë, 16 prill 2015 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Shkëlqesinë e Tij ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo...më shumë