Regjistrohu për info

Arkivi

Korrik 2015
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Në Prishtinë, më datën 22-24 shkurt mbahet “Wiki Academy Kosovo”

Prishtinë, 9 janar 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët, Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë, Këshillin Britanik, Fondacionin IPKO dhe organizatën kosovare FLOSSK do të organizojnë garën “Wiki Academy Kosovo”.

Petrit Selimi, Zëvendësministër i Jashtëm deklaroi se Ministria e Jashtme tash e disa muaj po organizon aktivitete inovative që synojnë që hap pas hapi të krijojnë një narracion më të saktë dhe më pozitiv të Kosovës.

“Tash e shumë vite ishim viktima të propagandës së egër dhe duhet zhvilluar mjetet me të cilat kjo propagandë të zhbëhet, përfshirë angazhimin aktiv dhe të vazhdueshëm online”, ka thënë Selimi.

Teresa Crawford dhe Kushtrim Xhakli anëtarë të bordit të IPKO Fondacionit deklaruan se qëllimi i “Wiki Academy Kosovo” është përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së përmbajtjes online për Kosovën me qëllim të përfaqësimit më të mirë të Kosovës në internet.

“Akademia do të sjellë së bashku qytetarë aktivë online dhe ekspertë e historianë për të shkruar artikuj dhe siguruar foto me cilësi të lartë rreth Kosovës në Enciklopedinë Wikipedia në kategori të tilla si, trashëgimia kulturore, çështjet sociale, gjeografia, institucionet, ekonomia dhe turizmi. Wikipedia është ndër 10 faqet më të vizituara në internet dhe praktikisht burimi i parë i informacionit për këdo të interesuar në ndonjë temë të panjohur”, ka thënë Crawford.

Gjatë “Wiki Academy Kosovo”, pjesëmarrësit do të takojnë mentor të Wikipedias dhe ekspertë të hulumtimit nga jashtë dhe brenda Kosovës, të mësojnë aftësi të vlefshme të hulumtimit dhe hartimit, si dhe të takojnë të tjerët të interesuar në përmirësimin e reputacionit të Kosovës jashtë vendit.

Për kontribuuesit e artikujve apo fotove më të mira apo kontributet e përgjithshme që përmbushin kriteret profesionale dhe kualitative dhe që mbesin si pjesë integrale e Wikipedia-s do të ndahen shpërblime në shumën prej 10,000 euro.

Aktivitetet qendrore të “Wiki Academy Kosovo” do të zhvillohen nga data 22-24 shkurt 2013, në objektin e Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës.

Gjatë muajit janar do të organizohen prezantime të detajuara rreth projektit dhe mënyrës së aplikimit në disa universitete dhe shkolla të mesme të Kosovës.

Ky projekt është iniciuar në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Së fundi, revista turke “Yeni Diplomasi”, përzgjodhi Strategjinë për Diplomacinë Digjitale të Kosovës ndër më të mirat në Evropë.

Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, të interesuarit mund të drejtohen në web faqen: wikiacademykosovo.org

Shënim për gazetarët: Personi kontaktues rineta.hoxha@ipkofoundation.org ose në numrin e telefonit: 044 350 222.

Prapa

Stay Connected with MFA

Selimi për “Danas”: “Do të kërkojmë anëtarësimin edhe në organizata të tjera”

23.07.2015

Prishtinë, Beograd, 23 korrik 2015 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen beogradaase “Danas”, ku është shprehur se...më shumë

Takim koordinues ndërinstitucional në mes MPJ, MPB dhe Policisë së Kosovës për fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore që ka kapluar Evropën

22.07.2015

Prishtinë, 22 korrik 2015 - Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, sot është mbajtur një takim koordinues ndërinstitucional ndërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të...më shumë