Naim Malaj, ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshtajnit

Vaduz, 13 dhjetor 2012 - Në një ceremoni shtetërore, të organizuar sipas protokollit të Principatës së Lihtenshtajnit, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, ka dorëzuar letrat kredenciale të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, te autoritetet e Lihtenshtajnit.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ambasadori Malaj është pritur fillimisht nga ministrja e Punëve të Jashtme, Aurelia Frick, të cilës i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale.

Gjatë këtij takimi, ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Punë të Jashtme, ambasadori Martin Frick.

Ambasadori Malaj përcolli mesazhet mirënjohëse të presidentes Jahjaga për mbështetjen që Lihtenshtajni ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj, kurse ministrja Frick, duke e quajtur këtë moment historik, shprehu falënderimet e saj dhe uroi që Kosova të vazhdojë prosperitetin si shtet i pavarur dhe sovran.

Më pas, ambasadori Malaj është pritur nga Princi Alois i Lihtenshtajnit, të cilit i ka dorëzuar  letrat kredenciale.

Princi Alois i Lihtenshtajnit është interesuar nga afër për zhvillimet politike në Kosovë dhe gjendjen në Ballkan.

Ambasadori Malaj, ka falënderuar Qeverinë e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, pritjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
 
Principata e Lihtenshtajnit ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 25 mars 2008. Dy shtetet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 22 qershor 2012.

Ambasadori Malaj, i cili është ambasador i plotfuqishëm rezident në Zvicër, që nga sot, do të mbulojë edhe Lihtenshtajnin në cilësinë e ambasadorit jo rezident.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë