Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Dominikën

Prishtinë, 12 dhjetor 2012 – Një ditë pas njohjes formale të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga Komonuelthi i Dominikës, dy shtetet kanë vendosur zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike ndërmjet tyre.
Shkarko me rezolucion më të madh

Akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar në Nju Jork ndërmjet ambasadorit Bekim Sejdiu, konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe përfaqësuesi i Përhershëm i Komonuelthit të Dominikës në Kombet e Bashkuara, ambasadori Vince Henderson.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga dy ambasadorët, shprehet vullneti i dy shteteve për të zhvilluar marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit në politikë, ekonomi, tregti, kulturë dhe në fusha të tjera.

Dy palët janë dakorduar që të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, normat e të drejtës ndërkombëtare dhe në përputhje me konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore.

“Dy palët janë të bindur se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komonueltit të Dominikës është në interes të dy shteteve dhe në frymën e marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve tona si dhe do ta forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga dy ambasadorët.

Një ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Dominika.

Ministri Hoxhaj, gjatë lobimit të fuqishëm për njohje nga shtetet e Karaibeve, dy  herë gjatë vitit 2012 ka vizituar Dominikan dhe ka pasur kontakte të shpeshta dhe takime direkte me liderët e këtij shteti.

Hoxhaj ka takuar kryeministrin, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme si dhe i Financave i Dominikas, Roosevelt Skerrit dhe përfaqësues të tjerë të lartë të këtij shteti.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë si dhe ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin Federal për Punë të Jashtme të...më shumë