Saint Kitts dhe Nevis njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 28 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Saint Kitts dhe Nevis.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në notë, konfirmohet vendimi zyrtar i Qeverisë së Saint Kitts dhe Nevis për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë.

Po ashtu, në notën verbale, Qeveria e Sanit Kitts dhe Nevis shpreh vullnetin e saj për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në fushat me interes të përbashkët.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë lobimit të fuqishëm për njohje nga shtetet e Karaibeve, ka pasur kontakte të shpeshta dhe takime direkte me liderët e këtij shteti.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar dy vizita në Saint Kitts dhe Nevis si dhe ka pasur takime me ministrin e Jashtëm Sam T. Condor dhe përfaqësues të tjerë të këtij shteti në New York.

Saint Kitts dhe Nevis, është shtet i përbërë nga dy ishuj në Karaibe, ka kryeqytet Basseterren si dhe është anëtar i Kombeve të Bashkuara nga viti 1983.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë