Regjistrohu për info

Arkivi

Gusht 2014
H Ma E P Sh D
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Hoxhaj: Strukturat ilegale, kërcënim për rajonin

Nju Jork, 27 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur fjalim në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është shqyrtuar raporti për zhvillimet në Kosovë, në periudhën 16 korrik – 15 tetor të vitit 2012, të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të shteteve anëtare të KS të OKB-së, ministri Hoxhaj ka prezantuar zhvillimet e rëndësishme në Republikën e Kosovës gjatë tre muajve të fundit.

Hoxhaj theksoi se gjatë kësaj kohe të gjithë janë dëshmitarë për progresin e jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës, progres që e bënë vitin 2012, një vit historik për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Ai është përqendruar në zhvillimet kyçe, siç janë përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, fillimi i vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian, si dhe faza e re e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Lidhur me gjendjen në komunat veriore të Kosovës, ministri Hoxhaj tha se Qeveria dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe për rajonin.

“Sidoqoftë, më duhet të kam këtu përsëri vëmendjen tuaj, që situata në komunat veriore të Kosovës mbetet e tensionuar dhe sfiduese, siç konfirmon edhe raporti i sekretarit gjeneral. Në shkelje të plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia vazhdon të udhëheqë, kontrolloj dhe financoj njësitë ilegale policore paramilitare në këtë pjesë të Kosovës. Kjo situatë duhet të ndalohet. Përsëri, unë i bëj thirrje Serbisë që të shpërbëjë këto struktura ilegale”.

Hoxhaj ritheksoi se këto struktura ilegale janë një kërcënim i madh për stabilitetin, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe se qëllimi i tyre është që të pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, të destabilizojnë Kosovën dhe të krijojnë ndarje etnike mes komuniteteve.

“Shembulli i fundit i kësaj situate është incidentit i motivuar etnikisht te Kroi i Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës, ku strukturat ilegale serbe iu kundërvihen kthimit të shqiptarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre. Ne dënojmë këtë provokim dhe mbetemi të përkushtuar për ndërtimin e shtëpive të djegura dhe të rrënuara. Nëse kjo situatë vazhdon, kjo do të jap një impakt negativ në stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës. Prandaj, ne mbetemi të angazhuar për situatën në komunat veriore të veriut dhe atje është nevoja për një sistem të integruar të jetës në përputhje me planin e Marti Ahtisaarit”.

Lidhur me fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, Hoxhaj tha se kjo fazë e re e shtetësisë së Kosovës doli si rezultat i një partneriteti të ngushtë dhe të suksesshëm gjatë katër viteve të fundit ndërmjet institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Gjatë kësaj periudhe, ne kemi qenë në gjendje për të siguruar stabilitetin, ndërtimin e institucioneve kryesore shtetërore, si dhe rritjen e zhvillimit ekonomik si një vend modern dhe shumë-etnik”, ka thënë Hoxhaj, duke prezantuar të arriturat e kësaj periudhe dhe objektivat kryesore për fazën e ardhshme të shtetndërtimit në Kosovë.

Lidhur me integrimet evropiane, Hoxhaj, pasi prezantoi hapat konkret të Kosovës në këtë proces ka theksuar rëndësinë e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën në dy aspekte.

“Së pari, kjo marrëveshje shpjegon se BE-ja do të krijojë marrëdhënie kontraktuale me Kosovën, dhe së dyti, kjo tregon se Kosova ka forcuar subjektivitetin e vet ndërkombëtar dhe pozitën e saj ndërkombëtare”.

Ministri Hoxhaj në fjalim ka përmendur edhe pranimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), hap që, siç tha ai, do të lejojë që Kosova të marrë fonde të mëdha dhe do të kontribuojë në promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, veçanërisht në sektorë me rëndësi si energjia.

\"Anëtarësimi ynë në BERZH do të ndihmojë Kosovën për të adresuar sfidat e rritjes ekonomike. Kosova do të jetë një bashkëpronar i barabartë me 65 anëtarë të tjerë të këtij institucioni të rëndësishëm financiar\".

Në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë, ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka për qëllim të zgjidhë problemet ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane në interes të normalizimit të marrëdhënieve, përmirësimit të jetës së njerëzve dhe avancimit të agjendës evropiane për të dy vendet dhe  tërë rajonin.

“Kjo është mbështetur nga Parlamenti i Kosovës, i cili miratoi rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Siç theksohet më tutje në rezolutë, dialogu dhe rezultatet e tij duhen të jenë në përputhje më sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, personalitetin ndërkombëtare dhe Kushtetutën tonë”, ka thënë ndër të tjera ministri Hoxhaj, duke përsëritur qëndrimin se pavarësia e Kosovës është një kapitull i mbyllur dhe një fakt gjeopolitik.

Prapa

Stay Connected with MFA

Kosova mund të përfitojë nga Japonia në fushën e ekonomisë

14.08.2014

Prishtinë, 14 gusht 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të enjten anëtarin e Dhomës Përfaqësuese, president i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Kosovë, Ryu Shionoya.më shumë

Ishujt Solomon e njohin pavarësinë e Kosovës

13.08.2014

Prishtinë, 13 gusht 2014 – Shteti i Ishujve Solomon ka marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. më shumë