Ambasadori Shala i dorëzoi letrat kredenciale Lartmadhërisë së Tij Perandorit Akihito

Tokio, 27 nëntor 2012 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, sot në Tokio i ka dorëzuar letrat kredenciale Lartmadhërisë së Tij Perandorit Akihito.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ceremonia formale e dorëzimit të letrave kredenciale u zhvillua në Pallatin Perandorak në Tokio.
 
Lartmadhëria e Tij Perandori Akihito shfaqi kënaqësinë për pritjen dhe akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni, si dhe për lidhjet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke i dëshiruar Ambasadorit Shala sukses në punën e tij.

Ambasadori Shala i përcolli Perandorit përshëndetjet e institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës.

Duke folur më tej për lidhjet miqësore dhe marrëdhëniet ndërshtetërore, ambasadori Shala theksoi se do të angazhohet që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve miq të fuqizohen edhe më tutje.

Perandori Akihito shprehu kënaqësinë për zhvillimet që ka bërë Kosova, duke i uruar një të ardhme të mirë popullit të Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Konferenca ndërkombëtare ndërfetare mbledhë përfaqësues kyç rajonalë dhe ndërkombëtarë për dialog jetik dhe pajtim

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Java e Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë shënoi mbrëmë hapjen e Konferencës Ndërfetare në Pejë, e cila do të zhvillohet nga 24-26 maj. Kjo konferencë, e cila bashkon përfaqësues të feve kryesore...më shumë

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë