Regjistrohu për info

Arkivi

Gusht 2014
H Ma E P Sh D
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

U nda nga jeta kolegu Gani Azemi, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel

Bruksel, 25 nëntor 2012 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Gani Azemi, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës,  Enver Hoxhaj, stafi i MPJ-së dhe Ambasada e Kosovës në Bruksel, u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të shumtë të kolegut Azemi, i cili u nda nga jeta në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë.

Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh konsideratat më të larta për punën dhe angazhimin e madh të zotit Azemi, veprimtari e cila do të jetë përherë shembull për kolegët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, kudo që ata ndodhen. 

I vendosur në Bruksel më 1978 si refugjat politik, Gani Azemi për dekada të tëra ishte aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës.

Angazhimi i tij ishte i pareshtur e i shumanshëm, si gazetar, publicist, aktivist e diplomat.

Puna dhe veprimtaria e pakursyer dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Azemit, është shoqëruar përherë nga synimi i paepur për sensibilizim të vendimmarrësve në Bruksel me kauzën e Kosovës.

Gani Azemi ishte në ballë të një numri nismash, përfshirë edhe si bashkëthemelues i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndërsa gjatë tri viteve të fundit shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Prishtinë, me datë 1 dhjetor.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj kërkon në OKB respektimin e marrëveshjeve nga Serbia dhe mbylljen e UNMIK-ut në Kosovë

29.08.2014

Nju Jork, 29 gusht 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ka kërkuar nga Serbia që t’i respektoj marrëveshjet e arritura deri më...më shumë

Ambasadori Bekim Sejdiu mbajti ligjëratë në Akademinë Diplomatike

26.08.2014

Prishtinë, 22 gusht 2014 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës ka organizuar ligjëratën publike të radhës me Ambasadorin Bekim Sejdiu, me temën “Rruga e Kosovës drejt Organizatës së Kombeve të Bashkuara...më shumë