Regjistrohu për info

Arkivi

Mars 2015
H Ma E P Sh D
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Hoxhaj: Bashkëpunimi rajonal, prioritet evropian

Berlin, 24 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore në Berlin, ka zhvilluar takime të ndara me homologun e Malit të Zi, Nebojša Kaluđerović dhe atë të Maqedonisë, Nikola Poposki.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj ka vlerësuar raportet shumë të mira dhe bashkëpunimin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës, me dy shtetet fqinje.

Hoxhaj falënderoi homologët e Malit të Zi dhe Maqedonisë për mbështetjen që Podgorica dhe Shkupi kanë dhënë për Kosovën, në anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ministri i Jashtëm i Kosovës vlerësoi edhe marrëveshjet bilaterale ndërmjet Kosovës me të dyja shtetet, duke theksuar se këto marrëveshje janë vendimtare për bashkëpunim dhe shkëmbime të fuqishme ekonomike ndërmjet shteteve në rajon.

“Qasja e Kosovës është që të kemi një bashkëpunim më të ngushtë rajonal në të gjitha fushat e jetës, i cili do t’i ndihmonte vendeve tona që të kemi rritje ekonomike edhe lëvizje të lirë të njerëzve, ideve dhe mallrave, por i cili bashkëpunim është parakusht që vendet tona të lëvizin shumë shpejt në rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Hoxhaj, gjatë takimeve me Kaluđerović dhe Poposki.
 
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Malit të Zi, Nebojša Kaluđerović dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki, kanë vlerësuar progresin në Kosovë dhe kanë shprehur mbështetjen e dy shteteve të tyre për Kosovën, në proceset e integrimeve në organizatat rajonale dhe evropiane.

Ata kanë shprehur mirënjohjen e tyre edhe për bashkëpunimin e thellë që po zhvillohet ndërmjet Republikës së Kosovës me shtetet e tyre.

Prapa

Stay Connected with MFA

MPJ dhe MD memorandum bashkëpunimi për ndarjen e shpenzimeve

26.03.2015

Prishtinë, 26 mars 2015 – Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe Ministria e Diasporës (MD) së Republikës së Kosovës kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për shfrytëzimin e objektit të përbashkët...më shumë

Thaçi në konferencën “Western Balkans’ 6”: Komunikimi mes njerëzve shemb muret mes popujve të Ballkanit

25.03.2015

Prishtinë, 25 mars 2015 – Republika e Kosovës ishte nikoqire e konferencës sotme rajonale “Western Balkans’ 6” që mblodhi 12 ministra të jashtëm dhe të transportit të shteteve të rajonit si dhe komisionerin e BE-së për...më shumë