Konsultime me shoqërinë civile rreth ngritjes së Akademisë Diplomatike

Prishtinë, 22 nëntor 2012 – Të mërkurën në Prishtinë, Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile, të komunitetit akademik dhe të mediave, me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave në funksion të fazës fillestare të themelimit të Akademisë Diplomatike.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në tryezë, u trajtuan dy tema bosht të këtij forumi, roli i Akademisë Diplomatike në ngritjen e kapaciteteve të Shërbimit Diplomatik, që u prezantua nga Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, dhe përfshirja e Akademisë Diplomatike në ndërtimin e politikës së jashtme, prezantuar nga Fisnik Halimi, ligjërues në UBT.

Paraprakisht, drejtori i Akademisë, Albert Prenkaj, ofroi informacione në lidhje me kornizën ligjore dhe hapat e parë në ndërtimin dhe konsolidimin e këtij institucioni si dhe planin ideor për vitin 2013.

Temat e prekura zgjuan një bashkëbisedim të gjallë të pjesëmarrësve e që në përmbyllje solli mjaftë ide të vlefshme, të cilat, sipas drejtorit Prenkaj, do të merren parasysh nga ekipi përgatitor i Akademisë Diplomatike.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë