Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Austria partner i fuqishëm politik dhe evropian i Kosovës

Prishtinë, 20 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Austri, është takuar me zëvendëskancelarin, njëkohësisht ministër Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Michael Spindelegger.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Gjatë takimit, dy ministrat kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në aspektin ekonomik, tregtar, arsimorë e kulturorë si dhe për mundësinë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve bilaterale të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Ministri Hoxhaj dhe zëvendëskancelari Spindelegger gjatë bisedës janë fokusuar në agjendën e integrimeve evropiane të Kosovës dhe format se si Austria do ta ndihmojë Kosovën në nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

“Ky do të ishte hap vendimtar për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane, pasi që paraqet marrëdhënien e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Pastaj, për procesin e liberalizimin e vizave, proces i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, meqë ata janë të vetmit që janë të izoluar nga një proces i tillë”, ka thënë Hoxhaj, duke shprehur besimin se Komisioni Evropian do ta vlerësojë progresin në fushën e liberalizimit të vizave.

Hoxhaj dhe Spindelegger po ashtu kanë shkëmbyer pikëpamjet e dy shteteve për procesin e normalizimit të relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë pikë, ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se ky proces duhet t’i shpërbëjë plotësisht strukturat e policisë dhe sigurisë serbe në veri, deri te anëtarësimi i plotë i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Në anën tjetër, zëvendëskancelari, njëkohësisht ministër Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Michael Spindelegger, ka thënë se Austria është një partner i fuqishëm politik, ekonomik dhe evropian i Kosovës, e cila do ta mbështesë Kosovën edhe përmes thellimit të bashkëpunimit bilateral edhe përmes agjendës evropiane.

“Austria angazhohet që të gjitha vendet e rajonit të integrohen në BE, duke përfshirë edhe Kosovën’, ka thënë ndër të tjera, Michael Spindelegger.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj uron ministrin Kurz me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë

27.10.2014

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi homologut Austriak Sebastian Kurz, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë.më shumë

Hoxhaj takim lamtumirës me Fulen, falënderim për MSA-në dhe mbështetjen për anëtarësimin në organizata (VIDEO)

24.10.2014

Bruksel, 24 tetor 2014 – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Bruksel pas vizitës në Beograd, ku ka takuar gjatë ditës së premte Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, i cili e përfundon mandatin e tij në fund...më shumë