Ministri Hoxhaj viziton disa shtete të Bashkimit Evropian
Me ftesë të zëvendëskancelarit, njëkohësisht ministër Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Michael Spindelegger, sot, ministri Hoxhaj do të qëndrojë në Republikën e Austrisë, ku do të zhvillojë takime zyrtare me z. Spindelegger.
Gjatë vizitës në Austri, si dhe në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, ministri Hoxhaj do të kërkojë vazhdimin e përkrahjes së vende partnere për avancimin e proceseve integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës si dhe do informojë autoritetet e shteteve përkatëse për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, në të gjitha fushat.





Stay Connected with MFA