Regjistrohu për info

Arkivi

Gusht 2015
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31

Turqia mbështet fuqishëm shtimin e njohjeve për Kosovën

Xhibuti, 18 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu.
Shkarko me rezolucion më të madh

Shefi i diplomacisë turke ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Turqisë për Kosovën në të gjitha aspektet, duke përgëzuar ministrin Hoxhaj për suksesin e madh që ka bërë Kosova gjatë këtij viti.

“Turqia është mbështetëse e fuqishme sa i takon rritjes së numrit të njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Davutoğlu, duke uruar ministrin Hoxhaj edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, po ashtu ka ftuar ministrin Hoxhaj për një vizitë zyrtare në Turqi.
 
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve në rrafshin diplomatik, ekonomik dhe tregtar.

Hoxhaj ka njoftuar homologun turk edhe për procesin e shtetndërtimit në të cilin është Kosova.

“Pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, Kosova ka vazhduar progresin në procesin e integrimet evropian, duke u angazhuar në dy procese paralele, liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e stabilizimit-asocimit”, ka thënë Hoxhaj, gjatë takimit me Davutoğlun, duke e falënderuar për mbështetjen që ka dhënë Turqia në anëtarësimin e Kosovës në BERZH.

Hoxhaj dhe Davutoğlu kanë biseduar edhe për  procesin e normalizimit të relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u pajtuar që ky proces duhet të fillojë me largimin e plotë të strukturave në veri e deri të njohja e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

Prapa

Stay Connected with MFA

Selimi priti shefin e seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula

30.07.2015

Prishtinë, 30 korrik 2015 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti sot në një takim pune shefin e seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula. më shumë

Selimi për “Danas”: “Do të kërkojmë anëtarësimin edhe në organizata të tjera”

23.07.2015

Prishtinë, Beograd, 23 korrik 2015 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen beogradaase “Danas”, ku është shprehur se...më shumë