Regjistrohu për info

Arkivi

Mars 2015
H Ma E P Sh D
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Dokumente të rralla nga arkivat britanike do të ekspozohen në Tiranë

Prishtinë, 18 nëntor 2012 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për hapjen e një ekspozitë me një koleksion të rrallë të dokumenteve historike, të grumbulluara nga studiues shqiptarë në arkivat e Mbretërisë së Bashkuar.

Në përputhje me bisedën e zhvilluar për këtë ekspozitë ndërmjet dy ministrave të jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Enver Hoxhaj dhe Edmond Panariti, në konferencën e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtar të pavarësisë, Selimi dhe Lauka janë pajtuar që kjo ekspozitë e rrallë të hapet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Koleksioni i artefakteve të rralla, të cilat do të ekspozohen, përbëhet nga harta të vjetra, artikuj të rëndësishëm të gazetave, dokumente të rralla dhe nota diplomatike të legatave të ndryshme, të cilat janë gjetur nga studiuesit në arkivat e Londrës.

Artefaktet në fjalë janë dokumente të pa ekspozuara më parë për publikun shqiptar dhe pritet të zgjojnë interesimin e studiuesve dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ekspozita e përbashkët është aktivitet në kuadër të festimit të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ka për qëllim publikimin e të dhënave të rëndësishme historike rreth përpjekjeve të përbashkëta shumëvjeçare të të gjithë shqiptarëve, për pavarësimin e shtetit shqiptar.

Ky koleksion i veçantë i dokumenteve të rralla, do të ekspozohet edhe në Kosovë në fillim të vitit 2013.

Prapa

Stay Connected with MFA

Mbledhja e dytë, thellon bashkëpunimi strategjik

27.02.2015

Prishtinë, 27 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti në takim homologun shqiptar, Ditmir Bushati, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.më shumë

Ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore, në bllok kundër terrorizmit

24.02.2015

Tiranë, 24 shkurt 2015 – Ka përfunduar samiti i ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore, ku është diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë. Ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit kanë dënuar të...më shumë