Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Ministri Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Tailanda dhe Filipinet

Xhibuti, 18 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në mesin e shumë takimeve me personalitete të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), është takuar edhe me nënsekretarin për Punë të Jashtme të Filipineve, Rafael E. Seguis si dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Tailandës, Jullapong Nonsrichai.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj, gjatë takimeve i ka njoftuar përfaqësuesit e Tailandës dhe Filipineve në takimin e OBI-t, për progresin që po arrihet në Kosovë, në të gjitha fushat.

Duke folur për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, Hoxhaj tha se Kosova tashmë është njohur nga pothuajse gjysma e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka kërkuar nga dy zyrtarët e lartë, që shtetet e tyre t’i bashkohen pothuajse gjysmës së shteteve të botës, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën.

“Procesi i njohjes është i pandalshëm, pavarësia është e pakthyeshme”, tha Hoxhaj, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve diplomatike me Tailandën dhe Filipinet.

Nënsekretari për Punë të Jashtme i Filipineve, Rafael E. Seguis si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Tailandës, Jullapong Nonsrichai, gjatë takimeve të ndara me ministrin Hoxhaj, kanë vlerësuar progresin e gjithanshëm në Kosovë, duke premtuar përkrahjen e Kosovës në hapat e mëtutjeshëm.

Zëvendësministri tajlandez, ka thënë se në Qeverinë e tij po formësohet një qëndrim pozitiv për ta njohur Republikën e Kosovës dhe se ai personalisht ka njohuri të thellë për rrugën e saj të pavarësisë.

“Ne jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Nonsrichai, gjatë takimit me Hoxhajn.

Ministri Enver Hoxhaj, në kuadër të lobimit për rritjen e numrit të njohjeve, më herët gjatë vitit ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tailandë si dhe është takuar me zyrtarët e lartë të këtij shteti në New York.

Edhe nënsekretari filipinas Rafael E. Seguis ka thënë se shteti i tij ka mirëkuptim të plotë për pavarësinë e Kosovës dhe se do ta shqyrtojë kërkesën për njohje.

Vizitat e ministrit Hoxhaj në Oqeani, kanë rezultuar me njohjen e Kosovës nga Papua New Guinea dhe Timori Lindor dhe pritet që kontaktet e shtuara të Hoxhajt me përfaqësues të shteteve në këtë rajon, të kenë rezultate të shpejta në njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera të kësaj pjese të botës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj uron Bushatin me rastin e zgjedhjes së Shqipërisë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së

21.10.2014

Prishtinë, 21 tetor 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me rastin e zgjedhjes për herë të parë...më shumë

Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin bullgar, Bobi Bobev

20.10.2014

Prishtinë, 20 tetor 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Bobi Bobev.më shumë