Regjistrohu për info

Arkivi

Korrik 2014
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031

Organizata e Bashkëpunimit Islamik rezolutë për njohjen e Kosovës

Xhibuti, 17 nëntor 2012 – Këshilli i Ministrave të Jashtëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ka miratuar një rezolutë për Kosovën, në të cilën i bënë thirrje të gjitha shteteve të mbetura të kësaj organizate, që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në rezolutën e miratuar në sesionin e 39 të këtij Këshilli të zhvilluar në Xhibuti, OBI-ja thërret shtetet anëtare të Organizatës që të shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Republikës e Kosovës, “e cila bazohet në të drejtën për liri dhe sovranitet dhe në praktikën  nacionale”.

Në rezolutë, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të OBI-t, mirëpret progresin në Kosovë në 5 vjetët e shtetndertimit, veçanërisht përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, “e cila ka demonstruar progresin e vazhdueshëm në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit në punën institucionale në të gjitha drejtimet, në integritetit territorial, dhe i cili ka sjell paqe, stabilitet në Kosovë dhe rajon”.

Rezoluta është bashkësponsorizuar nga Turqia dhe Shqipëria dhe për miratimin e saj është zhvilluar një lobim i fuqishëm edhe nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili gjatë pjesëmarrjes zyrtare në punimet e  Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-t, ka zhvilluar dhjetëra takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare të kësaj organizate.

Ministri Enver Hoxhaj, gjatë punimeve të sesionit të Këshillit, ka mbajtur edhe një fjalim para 57 ministrave pjesëmarrës, ku ka kërkuar njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka thënë se gjatë pesë vjetëve të pavarësisë, Kosova ka qenë faktor i paqes, i stabilitetit dhe i sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

“Prandaj, unë dua të apelojë te të gjitha shtetet anëtare të OBI-it, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë. Njohja e Kosovës do të ishte mirënjohje dhe respekt për përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për dinjitet njerëzor, liri dhe pavarësi politike”, ka thënë Hoxhaj.

Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka prezantuar progresin që po arrihet në vazhdimësi në Kosovë, përkushtimin e saj për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

“Njohja e Kosovës nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së dhe integrimi i saj në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili po ndodh në këtë kohë kur po mbahet kjo konferencë, është dëshmia më e mirë se Kosova po integrohet në sistemin ndërkombëtarë dhe po siguron njohje të plotë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Kosova është njohur nga 30 shtete anëtare të OBI-t, por kanë mbetur edhe 27 tjera që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, duke rikujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj në fjalën e tij ka falënderuar edhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik,  për mbështetjen e Kosovës dhe kauzës së qytetarëve të saj për liri, demokraci dhe krijimin e shtetit të pavarur.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj uron homologët e vendeve myslimane me rastin e Bajramit

28.07.2014

Prishtinë, 28 korrik 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi ministrave të jashtëm të shteteve me shumicë të popullsisë myslimane, me rastin e festës së...më shumë

Sekretari Kerry i uron Ministrit Hoxhaj festën e Bajramit

27.07.2014

Prishtinë, 27 korrik 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e festimit të Bajramit të Madh, ka marrë një telegram urimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John F. Kerry.më shumë