Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Sudani dhe nga Pakistani

Xhibuti, 17 nëntor 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ka zhvilluar takime të ndara me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Ahmed Karti.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Pakistani dhe Sudani.

Ministrja e Jashtme e Pakistanit, gjatë bisedës me ministrin Hoxhaj ka thënë se Pakistani do ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje duke shprehur interesimin e shtetit të saj për thellim të bashkëpunimit.

“Përtej bashkëpunimit politik, ne jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim ekonomik dhe në të gjitha fushat tjera”, u shpreh Hina Rabbani Khar.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Sudanit, gjatë takimit ka thënë se do të përcjell te autoritetet e shtetit të tij kërkesën e ministrit Hoxhaj për njohjen e Kosovës nga ky shtet.

“Ne po përcjellim me vëmendje progresin që po bën Kosova”, theksoi Ali Ahmed Karti.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar dy ministrat e jashtëm për progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat.

Hoxhaj ka kërkuar nga homologët e Pakistanit dhe Sudanit që shtetet e tyre t’i bashkohen pothuajse gjysmës së shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën.

“Vendimi i juaj për të njohur Republikën e Kosovës do të ishte mirënjohje dhe respekt për kauzën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi. Kosova e pavarur është kontribuues i fuqishëm i paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe jemi një shtet i cili me një dinamikë të madhe po integrohet në sistemin ndërkombëtar”, ka thënë ndër të tjera ministri Hoxhaj, gjatë takimeve të ndara me dy ministrat e jashtëm.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin bullgar, Bobi Bobev

20.10.2014

Prishtinë, 20 tetor 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Bobi Bobev.më shumë

Republika e Kosovës vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e El Salvadorit

18.10.2014

Nju Jork, 18 tetor 2014 – Në një ceremoni të organizuar në hapësirat e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork, është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet...më shumë