Zëvendësministri Selimi priti ambasadorin e Australisë, jorezident në Kosovë, David Stuart
Zëvendësministri Selimi njoftoi ambasadorin Stuart për progresin që po zhvillohet në Kosovë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe hapat konkretë të Kosovës në proceset integruese në mekanizmat euroatlantik.
Selimi falënderoi ambasadorin për përkrahjen e fuqishme që ka dhënë Australia për Kosovën në të gjitha fazat, duke theksuar angazhimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve dhe qeverive, në të gjitha sferat.
Ambasadori i Australisë, jorezident në Republikën e Kosovës, David Stuart, vlerësoi lart progresin që po arrin Kosova, duke theksuar mbështetjen e mëtutjeshme të Qeverisë së Australisë për Kosovën, me theks të veçantë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Selimi dhe Stuart kanë diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit bilateral, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik në sektorin e energjisë dhe minierave.





Stay Connected with MFA