Zëvendësministri Selimi priti ambasadorin e Australisë, jorezident në Kosovë, David Stuart

Prishtinë, 16 nëntor 2012 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti sot në takim ambasadorin e Australisë, jorezident në Republikën e Kosovës, David Stuart, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale në MPJ të Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Zëvendësministri Selimi njoftoi ambasadorin Stuart për progresin që po zhvillohet në Kosovë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe hapat konkretë të Kosovës në proceset integruese në mekanizmat euroatlantik.

Selimi falënderoi ambasadorin për përkrahjen e fuqishme që ka dhënë Australia për Kosovën në të gjitha fazat, duke theksuar angazhimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve dhe qeverive, në të gjitha sferat.

Ambasadori i Australisë, jorezident në Republikën e Kosovës, David Stuart, vlerësoi lart progresin që po arrin Kosova, duke theksuar mbështetjen e mëtutjeshme të Qeverisë së Australisë për Kosovën, me theks të veçantë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Selimi dhe Stuart kanë diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit bilateral, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik në sektorin e energjisë dhe minierave.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në...më shumë

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë