Regjistrohu për info

Arkivi

Shtator 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Ministri Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Jemeni

Xhibuti, 16 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në mesin e shumë takimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri i Jashtëm i Jemenit, duke folur për mosnjohjen e Kosovës, ka thënë se shteti i tij është në një fazë të tranzicionit.

“Kjo ka qenë arsyeja pse  nuk kemi marr vendime të rëndësishme në politikën e jashtme. Kemi mirëkuptim të plotë e simpati për popullin e Kosovës dhe nuk kemi ndonjë pengesë politike apo juridike për të mos e njohur Kosovën”, ka thënë ministri Abu-Bakr Al-Qirbi, duke shprehur mbështetje për  rrugën e Kosovës së pavarur dhe progresin që ka bërë Kosova.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar homologun jemenas për progresin në Kosovë, në të gjitha fushat.

Duke folur për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, Hoxhaj tha se Kosova tashmë është njohur nga 30 shtete anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, 11 shtete të Ligës Arabe dhe të gjitha shtetet e Gjirit.

“Procesi i njohjes është i pandalshëm, pavarësia është e pakthyeshme”, tha Hoxhaj, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e relacioneve diplomatike me Jemenin.

Gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ministri Hoxhaj është takuar edhe me ministrat e jashtëm të Kuvajtit, Omanit, Çadit, Brunej Daresalamit dhe shumë përfaqësues të tjerë të shteteve anëtarë të kësaj organizate. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

17.09.2014

Prishtinë, 17 shtator 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim drejtorin për Çështje të Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerim të BE-së në Ministrinë e Jashtme...më shumë

Akademia Diplomatike e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën Diplomatike të Estonisë

17.09.2014

Tallin, 18 shtator 2014 - Akademia Diplomatike e Kosovës ka zgjeruar listën e partnerëve për bashkëpunim profesional në lëmin e trajnimeve dhe të forcimit të aftësive profesionale të stafit diplomatik.më shumë