Regjistrohu për info

Arkivi

Nëntor 2014
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Ministri Hoxhaj kërkon njohjen nga Kameruni

Xhibuti, 15 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ka zhvilluar takime të ndara me shumë homologë nga vende të ndryshme të botës, anëtare të kësaj organizate.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e deleguar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kamerunit, Adoum Gargoum, nga i cili ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Hoxhaj e ka njoftuar homologun kamerunas për progresin që është arritur në Kosovë gjatë pothuaj pesë vjetëve të pavarësisë.

Ai e ka njoftuar ministrin Gargoum për procesin e suksesshëm të shtetndërtimit, ndërtimin e institucioneve qeverisëse moderne në nivel qendror dhe lokal, reformat e thella ekonomike e sociale, procesin e ndërtimit të një sistemi modern gjyqësor dhe të sigurisë.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar fokusimin e Kosovës në forcimin e pozitës ndërkombëtare, përmes sigurimit të njohjeve nga gjysma e shteteve anëtare të  OKB-së, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën, dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legalisht ka konfirmuar të drejtën e Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran dhe kjo nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Kemi larguar mbikëqyrjen ndërkombëtare të Kosovës dhe sot Kosova është një vend me pavarësi dhe sovranitet të plotë”, ka thënë Hoxhaj.

Në anën tjetër, ministri i deleguar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kamerunit, Adoum Gargoum, ka thënë se shteti i tij nuk ka asnjë arsye politike apo juridike që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, duke shprehur simpatinë e popullit të tij për popullin e Kosovës.

Ministri Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Xhibuti, ka zhvilluar takime edhe me ministrat e Punëve të Jashtme të Katarit, Arabisë Saudite, Bahrejnit, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha aspektet, me theks të veçantë në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj në Samitin e Frankofonisë në Senegal, lobon për njohje të reja të Kosovës (VIDEO)

28.11.2014

Dakar, 28 nëntor 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Samitin e 15-të me radhë të Organizatës së Frankofonisë, që po zhvillon punimet në Senegal të Afrikës.më shumë

Përmbyllet me sukses konferenca për diplomacinë shumëpalëshe dhe Kosovën

25.11.2014

Vjenë, 25 nëntor 2014 – Përfundoi punimet konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale “Mundësitë dhe sfidat për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, e organizuar në Vjenë nga Akademia...më shumë