Ambasadori Spahiu i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk Abdullah Gül
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madhNë një bisedë miqësore, ambasadori Spahiu përcolli mesazhin dhe përshëndetjet e presidentes, Qeverisë dhe të popullit të Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin turk.
Me këtë rast, ambasadori falënderoi presidentin turk për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Turqinë si vend mik dhe partner në rajon, i cili ka mbështetur Kosovën para dhe pas pavarësisë dhe me të cilën ndan synime të ngjashme integruese dhe aspirata për të ardhmen euro-perëndimore.
Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet, miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të forcohen edhe më tej në të ardhmen.
Ambasadori Spahiu njoftoi presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, edhe për progresin që ka bërë Kosova në këto vite të pavarësisë së saj si dhe për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore në Kosovë.
Presidenti Gül siguroi ambasadorin se Turqia ka konsideratë të veçantë për Kosovën dhe se ajo do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet, siç ka bërë edhe deri më tani në aspektin politik dhe sidomos në zhvillimin e saj ekonomik.
Ai i dha prioritet zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe mbështetjes së Turqisë në këtë aspekt në fusha të ndryshme zhvillimore, përmes investimeve të drejtpërdrejta dhe duke kërkuar forma të shumta të bashkëpunimit.
Gül shtoi se Turqia e konsideron Kosovën partner dhe vend mik të rëndësishëm në rajon.
Ambasadori Spahiu vazhdoi nga Pallati Presidencial në Çankaja për në Mauzolen e Ataturkut, ku vuri kurorë mbi varrin e themeluesit të Turqisë moderne.




Stay Connected with MFA