Regjistrohu për info

Arkivi

Maj 2015
H Ma E P Sh D
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Ministri Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Xhibuti, 15 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Sesionin e 39-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj, në Xhibuti ka shkuar me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, Ekmeledin Ihsanoglu, si dhe me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Xhibutit, Mahmoud Ali Jusuf, i cili udhëheq këtë sesion të Këshillit.

Vizita e ministrit Hoxhaj në Xhibuti, ka rëndësi të veçantë për shkak të rolit të rëndësishëm të OBI-t në mesin e 57 shteteve anëtare të saj si dhe faktit se ministri Hoxhaj është i ftuar zyrtarisht, për herë të parë, që të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të saj.

Po ashtu, vlen të theksohet fakti se pas angazhimit të fuqishëm të ministrit Hoxhaj dhe të kontakteve të shpeshta me udhëheqësit e OBI-t, Kosova do të jetë temë e veçantë e paraparë në rendin e ditës të këtij sesioni të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të organizatës.

Ministri Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në punimet e OBI-t, përveç takimeve me udhëheqësit e organizatës dhe ministrin e Jashtëm të Xhibutit, do të ketë mundësi të takohet me dhjetëra liderë të shteteve anëtare të kësaj organizate, disa prej të cilave ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Organizata për Bashkëpunim Islamik me 57 vende anëtare, është organizata e dytë më e madhe në botë për nga anëtarësia, pas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më herët, Organizata e Bashkëpunimit Islamik, ka nxjerrë disa rezoluta për Kosovën, ndër të cilat edhe një rezolutë ku i bëhej thirrje vendeve anëtare që të marrin në konsideratë njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Qasja e OBI-t ndaj Kosovës, konsiderohet se ka pasur ndikim të rëndësishëm në evoluimin e qëndrimeve politike të shteteve anëtare, në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës.

Nga 57 shtete anëtare të OBI-t, Kosova është njohur nga 30 prej tyre, ndërsa në të ardhmen e afërt pritet rritja e numrit të njohjeve nga shtetet anëtare të kësaj organizate. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Akademia Diplomatike organizon edicionin e dytë të Shkollës Pranverore për diplomatë të rinj

22.05.2015

Prishtinë, 22 maj 2015 - Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Friedrich Ebert”, organizon edicionin e dytë të Shkollës Pranverore për diplomatë të rinj. Tema e edicionit të...më shumë

Fuqizohet marrëveshja për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kosovë – Mali i Zi

22.05.2015

Prishtinë, 22 maj 2015 – Është ratifikuar dhe ka hy në fuqi nga 14.05.2015, marrëveshja në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë-Kuqishte.më shumë