Na ndiqni në:

Ministri Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Xhibuti, 15 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Sesionin e 39-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Ministri Hoxhaj, në Xhibuti ka shkuar me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, Ekmeledin Ihsanoglu, si dhe me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Xhibutit, Mahmoud Ali Jusuf, i cili udhëheq këtë sesion të Këshillit.

Vizita e ministrit Hoxhaj në Xhibuti, ka rëndësi të veçantë për shkak të rolit të rëndësishëm të OBI-t në mesin e 57 shteteve anëtare të saj si dhe faktit se ministri Hoxhaj është i ftuar zyrtarisht, për herë të parë, që të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të saj.

Po ashtu, vlen të theksohet fakti se pas angazhimit të fuqishëm të ministrit Hoxhaj dhe të kontakteve të shpeshta me udhëheqësit e OBI-t, Kosova do të jetë temë e veçantë e paraparë në rendin e ditës të këtij sesioni të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të organizatës.

Ministri Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në punimet e OBI-t, përveç takimeve me udhëheqësit e organizatës dhe ministrin e Jashtëm të Xhibutit, do të ketë mundësi të takohet me dhjetëra liderë të shteteve anëtare të kësaj organizate, disa prej të cilave ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Organizata për Bashkëpunim Islamik me 57 vende anëtare, është organizata e dytë më e madhe në botë për nga anëtarësia, pas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më herët, Organizata e Bashkëpunimit Islamik, ka nxjerrë disa rezoluta për Kosovën, ndër të cilat edhe një rezolutë ku i bëhej thirrje vendeve anëtare që të marrin në konsideratë njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Qasja e OBI-t ndaj Kosovës, konsiderohet se ka pasur ndikim të rëndësishëm në evoluimin e qëndrimeve politike të shteteve anëtare, në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës.

Nga 57 shtete anëtare të OBI-t, Kosova është njohur nga 30 prej tyre, ndërsa në të ardhmen e afërt pritet rritja e numrit të njohjeve nga shtetet anëtare të kësaj organizate. 

Ambasadori Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i Francës, François HollandeMurtezaj: Ekspertiza e Hungarisë për integrim në BE e mirëseardhurHoxhaj takoi Steinmeier: Gjermania partneri strategjik evropian i KosovësHoxhaj: Nota verbale turke e papranueshme dhe e pazakontë