Regjistrohu për info

Arkivi

Nëntor 2014
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Nishani-Hoxhaj: Kosova, realitet që i kontribuon stabilitetit në rajon

Tiranë, 12 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të hënën në Tiranë është takuar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Presidenti Nishani vlerësoi lartë hapat e shtetit të Kosovës në zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit të së drejtës, të cilat, siç u shpreh Nishani, u njohën edhe nga komuniteti ndërkombëtar nëpërmjet heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Nishani rikonfirmoi angazhimin e tij institucional dhe personal në mbështetje të procesit të njohjes, të përfshirjes së Kosovës në nismat rajonale dhe më gjerë si dhe të integrimit të saj euroatlantik.

Në planin e bashkëpunimit dypalësh, kreu i shtetit shqiptar u shpreh se institucionet e të dyja vendeve duhet të shohin mundësitë e zgjerimit të bazës ligjore, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe të koordinimit të nismave me karakter rajonal e më gjerë.

Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, pasi e falënderoi presidentin Nishani për angazhimin e tij në mbështetje të shtetit të Kosovës, vuri në dukje se heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës ka zgjeruar pavarësinë dhe sovranitetin mbi vendin dhe ka rritur përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.

“Publikimi i Studimit të Fizibilitetit për Kosovën nga Komisioni Evropian, që do të bëjë të mundur nënshkrimin e MSA-së, rrit bashkëpunimin e Kosovës me Brukselin, bashkëpunim që i shërben jo vetëm integrimit evropian por edhe njohjes së Kosovës nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Nishani dhe Hoxhaj ndanë mendimin se Kosova është një realitet që i kontribuon stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe se politika e fqinjësisë së mirë dhe e dialogut janë parimet bazë të politikës rajonale të Shqipërisë dhe Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj ngushëllon homologun shqiptar për vdekjen e ambasadorit në Maqedoni, Petrit Bushati

22.11.2014

Prishtinë, 22 nëntor 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut shqiptar, Ditmir Bushati, për vdekjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati.më shumë

Hoxhaj telefonatë me Gentilonin, e uron për pozitën në krye të diplomacisë italiane

16.11.2014

Prishtinë, 16 nëntor 2014 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar për detyrën ministrin e Jashtëm të Italisë të emëruar së fundi, Paolo Gentiloni.më shumë