Hoxhaj falënderon Berishën për përkrahjen e gjithanshme të Shqipërisë për Kosovën

Tiranë, 12 nëntor 2012 – Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shqipëri, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Kryeministri Berisha ka shprehur gëzimin e tij për progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat.

“Ju përgëzoj zoti ministër, jam gëzuar shumë për njohjen e fundit që erdhi nga Timori Lindor. Ky shtet, njëjtë si Kosova, ka sakrifikuar shumë për pavarësi”, tha Berisha, duke shprehur mbështetjen e plotë dhe të fuqishme të Shqipërisë për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.

Kryeministri i Shqipërisë po ashtu shprehu mbështetje për angazhimin dhe punën e fuqishme të institucioneve të Kosovës në rrugën evropiane.

Berisha ka shprehur përkrahjen e Shqipërisë edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke thënë se shtetet fqinje duhet t’i zgjidhin çështjet e hapura, bilateralisht.

Ai po ashtu vlerësoi marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, duke theksuar se kjo marrëveshje duhet të implemetohet sa më shpejt.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka informuar kryeministrin Berisha për progresin e vazhdueshëm në Kosovë, për njohjet e fundit si dhe për perspektiven integruese evropiane të Kosovës.

“Kam falënderuar kryeministrin Berisha për mbështetjen në procesin e njohjeve, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajone, evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kemi biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë