Ministri Hoxhaj, vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

Prishtinë, 12 nëntor 2012 – Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, sot fillon vizitën zyrtare në Shqipëri, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri Hoxhaj, përveç takimit me homologun Panariti do të zhvillojë takime edhe me liderët e tjerë kryesorë institucionalë e politikë të Republikës së Shqipërisë.

Ministri Hoxhaj do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe me liderët e partive politike, udhëheqës të institucioneve lokale, si dhe përfaqësues të jetës akademike e shoqërore në Shqipëri.

Kjo vizitë, pritet të ketë rezultate konkrete në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të fuqishme ndërmjet dy shteteve tona.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë