Odile Perrot, Konsulle e Nderit e Republikës së Kosovës në Toulouse

Prishtinë, 11 nëntor 2012 – Autoritetet e Republikës Franceze kanë dhënë pajtimin për vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, për emërimin e Zonjës Odile Perrot, Konsulle Nderi të Republikës së Kosovës në qytetin Toulouse, të Francës.

Odile Perrot, doktore e shkencave politike, konsiderohet specialiste e Kosovës dhe gjatë karrierës së saj ka realizuar në Kosovë një mision pune në cilësinë e “Democratization Officer” në OSBE në vitet e 2000.

Aktivitetet e saj shkencore i  përkushtohen studimit të procesit të demokratizimit në Ballkan.

Perrot ka publikuar artikuj të shumtë për Kosovën dhe është ftuar në konferenca të shumta në Francë si dhe emisione mediatike franceze rreth Kosovës.

Perrot është anëtare e “Rrjetit Frankofon të hulumtimeve mbi misionet e paqes” - Universiteti i Montrealit, drejtore e “Kronikës politike dhe kushtetuese të vendeve post-komuniste të hapësirës Ballkanike” e Revistës Est-Europa si dhe anëtare e “Komitetit të Kosovës” në Paris.

Finalizimi i procesit të emërimit të Odile Perrot në cilësinë e Konsulles së Nderit të Kosovës në Toulouse është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve shumë të mira bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Franceze.

Angazhimi dhe përkushtimi i Zonjës Perrot pritet të ketë impakte të rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Emërimi i personaliteteve të shquara ndërkombëtare në pozitën e konsujve të nderit në vende të ndryshme mike të Kosovës nëpër botë, është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Bonino, përkrahëse e lirisë dhe e shtetit të Kosovës

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Emma Bonino, e cila ka qëndruar për vizitë...më shumë

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në...më shumë