Regjistrohu për info

Arkivi

Prill 2014
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Ministri Hoxhaj priti deputetin shqiptar në Mal të Zi, Fatmir Gjeka

Prishtinë, 10 nëntor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, lider i “Koalicionit Shqiptar”, Fatmir Gjeka.
Shkarko me rezolucion më të madh

Pas takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e rregullt me partitë politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe me institucionet e Malit të Zi.

Hoxhaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë e Malit të Zi.

“Dy ministritë tona kanë kontakte të rregullta dhe në baza ditore e javore kemi konsultime për çështje të interesit bilateral. Mirëpo, për ne është më rëndësi që të kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike, e veçanërisht me Partinë Demokratike dhe kryetarin Gjeka”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se e ka informuar deputetin Gjeka për progresin në Kosovë, ndërsa me vëmendje e ka dëgjuar për progresin që ka arritur Mali i Zi gjatë këtyre viteve të fundit dhe për pozitën e avancuar që kanë shqiptarët në Mal të Zi.

“Është prioritet i politikës së jashtme të Kosovës që t’i mbështesë, t’i promovojë por në të njëjtën kohë edhe t’i forcojë pozitat e shqiptarëve në kuadër të jetës institucionale në të gjitha vendet e rajonit. Ky është një mision të cilin ne synojmë ta jetësojmë në baza ditore dhe ky takim ndodhi në frymën e  këtij misioni”, tha ministri Hoxhaj.

Në anën tjetër, deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, lider i “Koalicionit Shqiptar”, Fatmir Gjeka, ka vlerësuar progresin që po ndodhë në Kosovë, duke falënderuar për përkrahjen e institucioneve të Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi.

Ai ka njoftuar ministrin Hoxhaj për angazhimet e tij në Parlamentin e Malit të Zi si dhe në kuadër të Qeverisë së Malit të Zi, pjesë e të cilës do të jetë.

“Kemi marrë përkrahjen e plotë edhe nga kryetari i shtetit të Malit të Zi për formimin e Komunës së Malësisë, me qendër në Tuz. Kjo do të jetë komuna a dytë shqiptare në Mal të Zi që është një hap shumë i madh për politikën shqiptare dhe hapat përpara të Malit të Zi”, ka bërë të ditur Gjeka, duke falënderuar ministrin Hoxhaj për përkrahjen e ofruar. 

Ai po ashtu ka shprehur vullnetin që gjatë mandatit të tij në Parlamentin e Malit të Zi, përveç se të shërbejë si përfaqësues i interesave të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, në të njëjtën kohë të kontribuojë në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me Malin e Zi.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj merr mbështetje në Romë për investimet, vizat dhe MSA-në (Video)

15.04.2014

Romë, 15 prill 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Romë ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, pak javë pas emërimit të saj në krye të diplomacisë italiane dhe formimit të...më shumë

Program bashkëpunimi ndërmjet akademive diplomatike të Kosovës dhe të Malit të Zi

15.04.2014

Prishtinë, 15 prill 2014 - Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Akademia Diplomatike e Malit të Zi kanë nënshkruar të martën një Program bashkëpunimi ndërmjet dy akademive.më shumë