Regjistrohu për info

Arkivi

Dhjetor 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Komunikatë për medie

Prishtinë, 8 nëntor 2012 - Konferenca “Germia Hill” po organizohet për herë të dytë sivjet. Partneri i MPJ-së në organizim është Këshilli Evropian për Punë të Jashtme, në bord të së cilës janë Presidenti Ahtisaari, Emma Bonino, Joschka Fischer, Karin Forseke, Timothy Garton Ash, Princesha Mabel Van Oranje, Ivan Krastev, Ana Palacio, Aleksander Smolar, Javier Solana, Andrew Puddephatt.

Partneriteti i MPJ-së me ECFR nënkupton organizimin e një ngjarjeje vjetore të titulluar “Germia Hill”, që synon të bëhet platformë për tema globale duke përdorur Prishtinën si bazë të takimeve të ekspertëve eminentë botërorë.

Po ashtu, ky bashkëpunim ECFR/MPJ nënkupton edhe themelimin e bursës Marti Ahtisaari, nga e cila përfitojnë ekspertë të rinj kosovarë që do të jetojnë dhe punojnë gjashtë muaj në ndonjërën nga qendrat e ECFR në Evropë.

Në edicionin 2012 të “Germia Hill”, janë prezentë ECFR, Këshilli Atlantik, Instituti Hoover, Brookings Instituti, Instituti Trans-Atlantik, John Hopkins, Instituti SAIS, Chatham House, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, etj.

Janë të ftuar edhe ekspertë nga bota, rajoni dhe Kosova të cilët marrin pjesë rëndom në debatet strategjike të politikës së jashtme. Nuk janë ftuar liderët politikë e as funksionarë shteti pasi që rregullat e konferencës dhe marrëveshja me partnerët kërkojnë që fokusi i konferencës të jenë tema eksterne e jo interne.

Duhet marrë parasysh se konferenca në masë të madhe financohet nga ministritë simotra evropiane, të cilat përkrahin këtë iniciativë të përbashkët të ECFR, MPJ dhe Këshillit Britanik. Panelet, temat dhe lista e të ftuarve kompilohet nga ekzekutuesi i marrëveshjes për bashkëpunim, që në këtë rast është ECFR. MPJ ndihmon në implementim protokollar dhe krijim të platformës për lobim dhe avokim.

Në “Germia Hill 2012” janë ftuar ekspertë kosovarë dhe pjesëmarrës nga të gjitha partitë politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje. Konsiderojmë se reagimi i Vetëvendosjes dhe ankesa për mos thirrje është i pavend dhe politikisht jo korrekt. Në konferencë nuk janë ftuar as liderët politik të partive të tjera, përfshirë atyre në Qeveri, sepse evenimenti nuk i është dedikuar temave kosovare dhe partneri ynë ECFR nuk dëshiron që kjo konferencë të ketë karakterin e debateve interne kosovare.

MPJ përshëndet dhe do ta përkrahë aktivisht çfarëdo projekti të lobimit apo integrimeve evropiane që vjen nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme. Asnjë projekt të tillë deri më tani nuk e kemi pranuar.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zëvendëskryeministri Thaçi takoi në Bruksel shefen e Politikës së Jashtme, Mogherini dhe Komisionarin për Zgjerim, Hahn

18.12.2014

Bruksel, 18 dhjetor 2014 - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, është takuar të enjten me...më shumë

Zëvendëskryeministri Thaçi u takua me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Hahn

18.12.2014

Bruksel, 18 dhjetor 2014 - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, është takuar edhe me Johannes Hahn, Komisioner për...më shumë